Një ngjarje e rëndë është shënuar në afërsi të fshatit Mashkullorë, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën teksa po lahej në një pishinë.
Viktima është identifikuar si Arbër Peçi. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
