Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Protestat/ Rama: Qeveria iraniane po i bashkohet zyrtarisht. Shqipëria shumë e vogël për të rënë në kurth, rrezikohen investimet dhe turizmi

10:58 / June 10, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5089
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar përmes platformës X lidhur me protestën që po zhvillohet në vend. Rama ka akuzuar aktorë të huaj dhe grupe të ndryshme se po e shndërrojnë një kauzë mjedisore në një përplasje politike kundër qeverisë.

Në postimin e tij, Rama shkruan se edhe qeveria iraniane i është bashkuar zyrtarisht protestës, duke përdorur sipas tij të njëjtat parulla në gjuhën shqipe si grupet që kërkojnë rrëzimin e qeverisë.

“Ja edhe qeveria e ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës, madje edhe me parrullat në shqip njësoj si ata që e kthyen nga protestë mjedisore në protestë për rrëzimin e qeverisë”, shkruan Rama.

Sipas kryeministrit, pasojat mund të reflektohen drejtpërdrejt në ekonomi, duke ndikuar në tërheqjen e investimeve të huaja dhe në ritmin e zhvillimit të turizmit.

Kryeministri Edi Rama në platformën X:

Ja edhe qeveria e ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës, madje edhe me parullat në shqip njësoj si ata që e kthyen nga protestë mjedisore në protestë për rrëzimin e qeverisë!

Bashkëngjitur replika ime edhe në emrin e atyre protestuesve që janë akoma aty për të mbrojtur natyrën, jo për ta bërë Shqipërinë shesh për përsheshet e fuqive lloj-lloj, nga mesjetarët iranianë, që e duan të djegur këtë oaz shembullor të tolerancës ndërfetare e të marrëdhënieve të shkëlqyera qoftë me Izraelin, qoftë me vendet arabe apo Turqinë, tek grupime lloj-lloj e media ndërkombëtare bashkë me lloj-lloj individësh nga lloj-lloj vendesh, që dufin me Trump po e nxjerrin këto ditë duke i përmbytur rrjetet sociale me lloj-lloj gjysmë të vërtetash, të cilat fryhen e fryhen duke u bërë gënjeshtrat më të mëdha!

Shqipëria është shumë e vogël për të rënë në këtë kurth të madh, nga ku rrezikojmë të kthehemi me këmbët tona në pikën që të mos afrohet më asnjë investitor i huaj, ndërsa turizmi të mbetet shumë mbrapa krahasimisht me konkurrentët tanë, duke na dënuar me qëndrimin në kategorinë e dytë për kushedi sa vjet të tjera…

Edi Rama protestat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026

Evis Sala reagon pas dorëheqjes: Kam pranuar angazhime në fushën time të ekspertizës! Mirënjohje Ramës për besimin

15:11 / September 2, 2026

4 mijë aplikime për rimbursimin e inputeve bujqësore

13:34 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.