Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Mjekët paralajmërojnë kujdes me zemrën gjatë verës: Mos u ekspozoni në pikun e temperaturave

11:47 / June 10, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5107
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjekët kardiologë kanë paralajmëruar qytetarët me sëmundje kardiovaskulare që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë verës, pasi temperaturat e larta mund të rrisin ndjeshëm rrezikun e komplikacioneve.

Ministria e Shëndetësisë publikoi mesazhin e prof. asc. Daniela Teferiçi nga QSUT, e cila theksoi se popullata shqiptare renditet e para për sëmundshmëri dhe vdekshmëri nga këto patologji.

Ajo shpjegoi se faktorët e rrezikut si duhani, jeta sedentare, yndyrat e larta në gjak dhe diabeti dëmtojnë organizmin në afatgjatë, duke rritur rrezikun për sëmundje të zemrës.

“Rritja e temperaturave gjatë muajve të verës mund të përbëjë një sfidë serioze për pacientët me sëmundje kardiovaskulare,” tha Teferiçi, duke shtuar se personat me predispozitë gjenetike janë veçanërisht të rrezikuar.

Popullata shqiptare, nënvizoi mjekja Teferiçi siç dihet nga të dhënat dhe shifrat zyrtare, mban vendin e parë sa i përket sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare.

“Faktorët e rrezikut, si duhani dhe jeta sedentare, bëjnë gradualisht dëmtimin e organizmit. Kjo ndodh sepse yndyrat e larta në gjak nuk të dhembin dhe nuk të shkaktojnë shqetësime të menjëhershme, por në afatgjatë shkaktojnë sëmundje. Diabeti gjithashtu nuk shkakton shqetësime fillestare, por është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, sepse dëmton enët e gjakut”, tha ajo.

Ajo nënvizoi se gjatë verës ndodh shpesh ulja e tensionit arterial tek pacientët që marrin mjekime, ndaj mjekët mund të rekomandojnë reduktim të dozave.

Ndër simptomat kryesore të problemeve kardiake përmenden dhimbja në gjoks që përhapet në shpinë apo në nofull, e shoqëruar me marrje fryme.

 “Pacientët duhet të jenë korrektë me mjekimin, të shmangin ekspozimin në pikun e të nxehtit dhe të bëjnë modifikimin e mjekimeve vetëm në varësi të tensionit,” përfundoi ajo.

Ndër simptomat kryesore të problematikave të shtuara me zemrën, Teferiçi rendit dhimbjen në mes të gjoksit që përhapet në shpinë apo në nofull.

kujdes mjekët paralajmërojnë temperatura zemrën
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Qeveria të monitorojë dezinformimin”, eksperti nga SHBA: Irani përdor video AI me Lego për të sjellë trazira në Shqipëri

21:19 / June 10, 2026

“Shqipëria më afër BE”, UET prezanton tekstin e integrimit për studentët e gazetarisë

20:39 / June 10, 2026

Veteranët e UÇK-së, thirrje protestuesve: Mos abuzoni me flamurin tonë

19:59 / June 10, 2026

“Sakrifica e tyre nuk do të harrohet”, Lamallari njofton vendimin e Qeverisë: Shpërblim financiar për familjet e policëve Enea Mekolli dhe Edison Adri

13:18 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.