Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dosja 339/ Prela: Më e madhja në historinë e Prokurorisë shqiptare, me 74 të pandehur. Ja ku janë hetimet

15:17 / June 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Donika Prela 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dosja 339 është dosja më e madhe në historinë e Prokrurorisë Shqiptare është shprehur kreu i Prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prela në një dalje të posaçme për shtypin pas publikimit të përgjimeve nga gjermania “Bild”.

Mjaft e kujdesur përsa i përket cënimit të lirisë së medias, Prela tregoi se çfarë po ndodh aktualisht me dosjen. Sipas saj hetimet për korrupsion zgjedhor kanë nisur vetëm në tetor 2018, kur Prokuror të çështjes u caktuan Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Anton Martini ka qenë prokurori i parë që ka marrë në dorë çështjen në 2017 dhe kanë qenë vetëm për akuzat e trafikut të drogës dhe jo për zgjedhjet. Çështja më pas kaloi në dorën e prokurorit Hajdarmataj e më pas Mara dhe Prençi.

“Në kuadër të hetimeve sqarojnë se janë administruar 624 CD me përgjime dhe 150 DVD. Nga këto janë 110 CD për 2017, 479 për 2018, dhe 35 CD për 2019. Sqarojmë se referuar informacionit që më është vënë në dispozicion në momentin e ngritjes së grupit hetimor, tetor 2018 të gjitha CD e administruara kanë qenë të patranskriptuara po kanë pasur transkripte të pjesshme vetëm të disa nr të veçantë dhe sporadike, po kështu në këtë moment është konstatuar se janë bërë hetime të hapura vetëm për trafikim të lëndëve narkotike dhe abuzime me pronat në zonën e Lezhës. Ndërsa për vepra të tjera penale, si në fushën e zgjedhjeve, nuk ka pasur hetime të hapura me përjashtim të përgjimeve që nuk kanë qenë të transkriptuara në tërësi. Duke parë rëndësinë e veprës dhe numrin e madh të personave në hetim sqaroj se aktualisht numri ka arritur në 74 persona, dosja më e madhe që ka patur prokuroria në historinë e saj”, tha Prela.

donika prela dosja 339
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.