Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zhdukja e Eglant Koçit/ Policia jep detaje: Operacioni i përqendruar mes Tiranës dhe Elbasanit

11:10 / June 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5324
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, ka deklaruar se vijojnë intensivisht kërkimet për gjetjen e trupit të 34-vjeçarit Eglant Koçi, i zhdukur prej disa ditësh.

Gjatë një konference për mediat, Torba bëri të ditur se hetimet po ndiqen nga struktura e krimeve të rënda e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ndërsa është ngritur një grup i posaçëm pune për lokalizimin e trupit të të riut.

Sipas tij, operacioni i kërkimit është shtrirë kryesisht në zonat periferike të Tiranës dhe në kufirin ndarës mes qarqeve të Tiranës dhe Elbasanit.

“Hetimi po ndiqet nga struktura e krimeve të rënda e Drejtorisë së Policisë Tiranës. Nga ana jonë dhe aktualisht që po flasim, është ngritur një strukturë e posaçme që po kërkon në lidhje me trupin e shtetasit Eglant Koçi. Kërkimet janë shtrirë kryesisht në rrethinat e Tiranës, kufirit ndarës mes Elbasanit dhe Tiranës”, u shpreh Torba.

Kreu i Policisë së Tiranës shtoi se në operacionin e kërkimit janë angazhuar edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, të cilat po asistojnë autoritetet shqiptare në terren.

Megjithatë, pavarësisht angazhimit të strukturave ligjzbatuese dhe kontrolleve të vazhdueshme, deri më tani nuk është arritur të gjendet trupi i 34-vjeçarit dhe nuk ka rezultate konkrete nga kërkimet.

Policia ka bërë të ditur se operacioni do të vijojë pa ndërprerje deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e trupit të Eglant Koçit.

eglant koçi Policia Zhdukja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sezoni turistik 2026/ Vendosen kufizime për qarkullimin e mjeteve të rënda, ja kalendari i orareve

10:27 / June 17, 2026

Zelensky: Vetëm presidenti amerikan mund të sjellë Putinin në tryezën e negociatave.

10:15 / June 17, 2026

Rama nga Berlini: Shqipëria gati të reformohet, të kontribuojë dhe të marrë përgjegjësitë e veta

09:56 / June 17, 2026

Arlinda Pogaj dorëhiqet nga drejtimi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara: Detyrat kalojnë, puna e ndershme dhe kontributi mbeten

22:58 / June 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.