Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vetëm 1.2% në protesta, vetëm 18.9% opinion pozitiv për Berishën

11:58 / June 14, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Protesta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Në një sondazh që zhvillova gjatë së shtunës, 1382 banorë të rritur të vendit e plotësuan pyetësorin e shpërndarë përmes një linku me SMS krejt të rastësishme në të gjithë Shqipërinë, nga Vermoshi në Konispol. Kampioni u kolaudua statistikisht, që t’i përfaqësonte sa më afërsisht 1.9 milionë banorët e rritur të vendit gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht.

Pyetja e parë në sondazh ishte: “A keni marrë pjesë në të paktën një nga protestat që janë zhvilluar dy javët e fundit në Shqipëri?”.

Vetëm 1.2% e të anketuarve u përgjigjën “Po”. Dhe meqë kampioni përfaqësonte statistikisht popullsinë e rritur të vendit, mund të ekstrapolohet me përafërsi se rreth 23 mijë banorë të rritur të vendit kanë shkuar në të paktën një nga protestestat që janë zhvilluar dy javët e fundit në Shqipëri (1.2% e 1.9 milionë banorëve të rritur).

image 11

Pyetja e dytë në sondazh ishte “Për cilin nga dy politikanët kryesorë keni opinionin MË pozitiv?”

Në përgjigje të kësaj pyetjeje, vetëm 18.9% e të anketuarve zgjodhën Berishën. Ndërkohë, 44.1% zgjodhën Ramën, kurse 37% zgjodhën opsionin “Asnjë nga të dy”.

Meqë kampioni përfaqësonte statistikisht popullsinë e rritur të vendit, mund të ekstrapolohet me përafërsi se vetëm 360 mijë banorë të rritur të vendit kanë aktualisht opinion pozitiv për Berishën (18.9% e 1.9 milionë banorëve të rritur). Pra ai ka aktualisht simpatizantë rreth 140 mijë më pak se sa votuan vjet këtu për Aleancën për Shqipërinë Madhështore (ku përfshiheshin përveç PD-së, edhe parti të tjera si PL, PR, PDIU, PBDNJ, PAA etj.).

image 12

Një tjetër pyetje në sondazh (përveç atyre demografike, gjeografike dhe elektorale) ishte edhe: “A mendoni se do të bjerë qeveria Rama prej protestave aktuale?”

Rreth 33.3% e të anketuarve anonin nga përgjigjia “Po”, 60.2% nga përgjigjia “Jo”, dhe 6.5% ishin të dyzuar. Duke i analizuar në mënyrë individuale të anketuarit, rezulton se jo pak nga ata që nuk simpatizojnë as Ramën e as Berishën, nuk shpresojnë se do të bjerë qeveria nga protestat aktuale. Madje edhe disa nga simpatizantët e Berishës nuk kanë shpresë për këtë gjë…

image 13

1.2 % Berishen opinion Protesta vetem
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Temperaturat ekstreme deri në 40 gradë celsius/ Meterologia: Kulmi i valës së të nxehtit pritet të jetë në fundjavë

22:25 / June 15, 2026

Aktivistët e Vetëvendosjes në protestat e Tiranës dhe një foto e Albin Kurtit me Bekim Osmanin: pyetjet që kërkojnë përgjigje

21:19 / June 15, 2026

Krasniqi: Pavarësia e AMA-s matet me indikatorë dhe jo me perceptime. Gjykatat kanë konfirmuar ligjshmërinë e vendimeve tona

20:38 / June 15, 2026

Skënder Hita zgjedh drejtorin e Policisë së Lezhës, konfirmohen dhe drejtorët e Vlorës, Durrësit dhe Fierit

20:18 / June 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.