Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zvicra voton për kufizim popullsie/ “Do të ishte një ‘Brexit 2’”, çfarë ndodh nëse miratohet propozimi për të mos kaluar 10 mln banorë?

16:21 / June 14, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
switzerland with kids mannlichen
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zvicra po voton këtë të të diel për të vendosur nëse do të mbështesë një propozim për të kufizuar popullsinë e vendit, nëpërmjet një referendumi, i cili është krahasuar me votimin për Brexit në Britani dhe mund të ketë pasoja të gjera për ekonominë dhe marrëdhëniet e Bernës me Bashkimin Evropian.

I nxitur nga shqetësimet për emigracionin, presionin mbi shërbimet publike dhe mungesën e banesave, ndryshimi kushtetues i propozuar nga Partia Popullore Zvicerane kërkon që popullsia e vendit të mos kalojë 10 milionë banorë deri në vitin 2050. Sipas projeksioneve zyrtare, Zvicra pritet ta arrijë këtë shifër në fillim të viteve 2040.

Kjo skemë e paprecedentë për të përcaktuar me ligj nivelin e popullsisë vjen në një kohë kur e djathta politike në Evropë po kërkon masa më të ashpra ndaj emigracionit, e nxitur nga pakënaqësia për koston e jetesës, rritjen e dobët ekonomike dhe kriminalitetin.

Nëse propozimi miratohet, arritja e kufirit prej 10 milionë banorësh do të aktivizonte një proces që mund ta detyrojë Zvicrën të heqë dorë nga marrëveshja për lëvizjen e lirë të fuqisë punëtore me Bashkimin Evropian, shtetet anëtare të të cilit furnizojnë një pjesë të madhe të tregut zviceran të punës.

Popullsia në plakje e Zvicrës tashmë ka kaluar 9 milionë banorë dhe sondazhet tregojnë se opinioni publik është pothuajse i ndarë në mënyrë të barabartë.

brexit 2 kufizim popullsie propozim zvicra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mijëra demonstrues kundër Samitit të G7-ës, rikthehen masat drastike të sigurisë

18:00 / June 14, 2026

Trafikimi i 6.7 tonëve kokainë, GJKKO lë në qeli 3 të arrestuar. Lirohet për arsye shëndetësore Gëzim Islami…

17:38 / June 14, 2026

Alarm në Shtëpinë e Bardhë, zyrtarët të frikësuar për incizime sekrete për dosjen Epstein dhe luftën në Iran

17:00 / June 14, 2026

Trump mbush 80 vjeç sot, gara e yjeve të arteve marciale në oborrin e Shtëpisë së Bardhë për festën e ditëlindjes

15:34 / June 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.