Pas mbylljes së kampionateve në Europë, radhën për të zbritur në fushën e blertë sot e kanë ekipet kombëtare në kuadër të kualifikueseve për në Europianin e ardhshëm. Në total, sot do të luhen plot 12 ndeshje ku në orën 18:00 luhet takimi mes Gjeorgjisë dhe Gjibraltarit e të gjitha të tjerat luhen në 20:45.
Në grupin A, Kosova ka transfertën ndaj Malit të Zi ndërkohë që Republika Çeke-Bullgari është ndeshja tjetër e këtij grupi. Në grupin B, spikat takimi mes Ukrainës dhe Serbisë ndërkohë që Lituani-Luksemburg është një ndeshje tjetër e grupit B.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Norvegjisë dhe Rumanisë, ndërkohë që Spanja ka një transfertë të lehtë ndaj Ishujve Faroe. Maqedonia e Veriut do të luajë një ndeshje të rëndësishme në shtëpi ndaj Polonisë, ndërkohë që Austria pret Slloveninë.
Grupi A
20:45 Mali i Zi-Kosovë
20:45 Republika Çeke-Bullgari
Grupi B
20:45 Ukrainë-Serbi
20:45 Lituani-Luksemburg
Grupi D
18:00 Gjerogji-Gjibraltar
20:45 Danimarkë-Irlanda e Veriut
Grupi F
20:45 Suedi-Maltë
20:45 Norvegji-Rumani
20:45 Ishujt Faroe-Spanjë
Grupi G
20:45 Letoni-Izraeli
20:45 Maqedoni e Veriut-Poloni
20:45 Austri-Slloveni