Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Përfitoi para për programe studimi që nuk u realizuan, në gjyq administratori i një kompanie në Shkodër

11:37 / June 15, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prokuroria shkoder
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin A.Th., i akuzuar për veprën penale “Mashtrimi, i kryer më shumë se një herë”, të parashikuar nga neni 143, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Sipas organit të akuzës, nga hetimet e zhvilluara, rezulton se shtetasi A.Th., në cilësinë e administratorit të një shoqërie tregtare që operonte në fushën e trajnimeve dhe ndërmjetësimit për studime jashtë vendit, dyshohet se ka mashtruar në mënyrë të përsëritur disa shtetas të huaj.

Prokuroria bën me dije se personat e dëmtuar kanë kryer pagesa për procedura aplikimi dhe programe studimi jashtë shtetit, bazuar në premtimet për shërbime që më pas nuk janë realizuar sipas marrëveshjeve të lidhura.

Sipas hetimeve, në disa raste shërbimet e premtuara nuk janë ofruar fare, ndërsa në raste të tjera janë ofruar vetëm pjesërisht, duke u shkaktuar dëme pasurore shtetasve të huaj që kishin kryer pagesat.

Prokuroria e Shkodrës thekson se mbetet e angazhuar në mbrojtjen e interesave pasurore të qytetarëve dhe në ndjekjen penale të çdo rasti mashtrimi.

mashtrim Prokuroria Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherr brenda kafazit në GJKKO, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, detajet e para

11:49 / June 15, 2026

Nëna denoncon zhdukjen e te birit nga banesa/ Policia: Punohet për gjetjen e 16-vjeçarit

11:46 / June 15, 2026

Edhe Italia si Shqipëria, miraton resortin luksoz në Sardenja në zonë të mbrojtur

10:48 / June 15, 2026

Çelet ekspozita me 45 ikonat e Muzeut të Korçës, arti mesjetar shqiptar prezantohet në Francë

14:56 / June 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.