Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Alarm zhvatjeje në Botërorin amerikan/ Mashtruesit krijojnë faqe false të FIFA-s…

21:18 / June 16, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fifaaa21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Entuziazmi për Botërorin 2026 po shfrytëzohet nga kriminelët kibernetikë, të cilët kanë krijuar faqe të rreme që imitojnë në mënyrë pothuajse perfekte portalin zyrtar të FIFA-s për biletat dhe paketat VIP.

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë zbuluar një operacion aktiv mashtrimi që synon tifozët nga e gjithë bota, duke u vjedhur të dhënat personale dhe ato bankare.

Si funksionon mashtrimi?

Mashtruesit kanë ndërtuar një kopje pothuajse identike të portalit zyrtar të mikpritjes së FIFA-s, të menaxhuar nga partneri zyrtar i eventit. Faqja e rreme përdor logot, ngjyrat, stemat e kombëtareve dhe madje lidhje me dokumente reale të FIFA-s për t’u dukur sa më bindëse. Për më tepër, ajo përfshin sistem automatik përkthimi, duke iu përshtatur gjuhës së çdo përdoruesi dhe duke zgjeruar kështu numrin e viktimave të mundshme. Vizitorëve u kërkohet fi llimisht të regjistrohen me email dhe fjalëkalim, ashtu si në një llogari të vërtetë të FIFA-s. Në realitet, çdo informacion i futur shkon direkt te mashtruesit.

Skema e vjedhjes së kartave bankare

Kur një tifoz zgjedh një paketë dhe kalon te pagesa, nis operacioni i vërtetë: Viktima fut të dhënat e kartës bankare. Mashtruesit i marrin menjëherë këto të dhëna. Ata tentojnë të kryejnë një pagesë reale diku tjetër duke përdorur kartën e vjedhur. Banka dërgon një kod verifi kimi me SMS. Faqja e rreme i kërkon përdoruesit ta fusë kodin, duke e paraqitur si pjesë normale të blerjes. Mashtruesit marrin kodin në kohë reale dhe autorizojnë pagesën. Viktima merr një konfi rmim të rremë porosie dhe nuk dyshon se është mashtruar. I gjithë procesi është ndërtuar që të duket si një blerje normale online.

Si ta dalloni faqen false?

Edhe pse faqja duket shumë profesionale dhe përdor materiale autentike të FIFA-s, ekziston një detaj kyç, adresa e internetit. Portali zyrtar i FIFA-s funksionon vetëm përmes domenit zyrtar të FIFA-s. Mashtruesit përdorin adresa të ngjashme me prapashtesa si .shop, .store, .net apo variante të tjera që mund të kalojnë pa u vënë re. Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar tashmë për ekzistencën e këtyre faqeve mashtruese përpara nisjes së Botërorit 2026.

Shenjat që tregojnë se jeni në një faqe mashtruese

Adresa e internetit nuk është ajo zyrtare e FIFA-s. Procesi i pagesës ju dërgon në një faqe tjetër. Platforma e pagesës duket e panjohur ose e dyshimtë. Ju kërkohet të fusni kodin e verifi kimit të bankës gjatë blerjes. Shfaqen logo të njohura pagesash, por procesi duket i pazakontë.

Si të mbroheni?

Hyni gjithmonë në portalet e biletave duke nisur nga faqja zyrtare e FIFA-s. Kontrolloni me kujdes adresën e plotë të internetit para se të jepni të dhëna personale. Mos vazhdoni nëse pagesa ju ridrejton në një faqe tjetër. Nëse keni futur të dhënat e kartës në një faqe të dyshimtë, kontaktoni menjëherë bankën. Verifi koni gjithmonë vërtetësinë e faqeve përpara se të kryeni pagesa.

Një mashtrim gjithnjë e më i sofistikuar

Ekspertët theksojnë se nuk bëhet fjalë për faqe të zakonshme që mbledhin të dhëna për përdorim të mëvonshëm. Në këtë rast, mashtruesit monitorojnë çdo transaksion në kohë reale dhe veprojnë menjëherë sapo marrin kodin e sigurisë nga viktima.

Botërori 2026 pritet të tërheqë miliona tifozë dhe pikërisht ky interes i madh po shfrytëzohet nga grupet kriminale online. Për këtë arsye, ekspertët këshillojnë kujdes maksimal gjatë blerjes së biletave dhe paketave VIP, pasi një klikim i gabuar mund të kushtojë shumë.

alarm boterorin false faqe zhvatjeje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.