Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama nga Berlini: Shqipëria gati të reformohet, të kontribuojë dhe të marrë përgjegjësitë e veta

09:56 / June 17, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama foli sot, 17 qershor, në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin, ku trajtoi çështjet e të ardhmes së Europës, zgjerimin e BE-së dhe konsolidimin demokratik në kontinent.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se “Europa sot ka nevojë për guxim”, duke iu referuar si shembull historik guximit të ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl për ribashkimin e Gjermanisë. Ai nënvizoi se zgjerimi i BE-së nuk duhet parë si akt bamirësie, por si domosdoshmëri strategjike, ndërsa paralajmëroi edhe për rreziqet e dobësimit të demokracive nga brenda.

Duke folur për rolin e Shqipërisë, Kryeministri u shpreh se vendi është “gati të reformohet, të kontribuojë dhe të marrë përgjegjësitë e veta”, duke e zhvendosur fokusin te pyetja nëse vetë Europa është e gatshme të përmbyllë procesin e saj historik të ribashkimit dhe të veprojë me vendosmëri përballë sfidave të reja.

“Europa sot ka nevojë për guxim. Guximin e Kohlit. Guximin për t’u ribashkuar. Guximin për të krijuar novacion. Guximin për të pranuar se zgjerimi nuk është bamirësi, është strategji dhe guximin për të mbrojtur demokracinë jo vetëm nga ata që e sulmojnë nga jashtë, por edhe nga gërryerja e ngadaltë që mund ta dobësojë nga brenda.

Shqipëria është gati. Gati të reformohet. Gati të krijojë novacion. Gati të kontribuojë. Gati të mbajë pjesën e saj të përgjegjësisë por pyetja e vërtetë nuk është nëse Shqipëria është gati. Pyetja e vërtetë është nëse Europa është gati? Gati të përfundojë punën ende të pakryer të historisë së vet. Gati të ribashkojë gjeografinë e saj me imagjinatën e saj strategjike. Gati të veprojë mbi bazën e domosdoshmërisë, në vend që të administrojë shtyrjen sepse historia rrallë pret procedura të përsosura.

Ajo pret udhëheqje të gatshme të kuptojë momentin dhe të veprojë menjëherë dhe këtu, në Berlin, ku Gjermania dikur gjeti guximin të ribashkonte paqësisht atë që historia e kishte ndarë me forcë, pyetja përpara së cilës gjendet Europa bëhet e qartë kristal: A është Europa gati për momentin e saj të ardhshëm Helmut Kohl? Nuk kam përgjigje!”, u shpreh kreu i qeverisë.

Berlin Edi Rama Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga telefoni te adresa e shtëpisë, GJKKO shton kufizimet dhe kërkesat ndaj gazetarëve, por nuk u garanton të drejtën për të filmuar apo transmetuar seancat

15:33 / September 1, 2026

Pas largimi të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Veliaj komandon Alban Dokushin

15:23 / September 1, 2026

Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat

13:11 / September 1, 2026

Nga sot reduktohet numri i urbaneve në Tiranë, operatorët nxjerrin 20-30% më pak mjete

12:59 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.