Kryeministri Edi Rama, ndodhur në një vizitë në Berlin me ftesë të komunitetit gjerman të biznesit, ka zhvilluar një takim me Ministren Federale të Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë të Gjermanisë, Katherina Reiche.
Fokus i diskutimeve ishte thellimi i partneritetit ekonomik Shqipëri-Gjermani dhe qasja e Bashkimit Europian ndaj Ballkanit Perëndimor si një destinacion i ri investimesh.
“Berlin, Gjermani. Në kuadrin e vizitës me ftesë të komunitetit gjerman të biznesit, ishte edhe takimi me Ministren Federale të Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë së Gjermanisë, Katherina Reiche, ku në fokus ishte forcimi i mëtejshëm i partneritetit ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si edhe qasja e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor si një horizont i ri investimesh për sipërmarrjet europiane”, shkruan Rama.
