Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Albin Kurti politikani më i votuar, Vetëvendosja fiton 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

20:16 / June 17, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka përfunduar procesi i numërimit të të gjitha votave për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfshirë edhe fletët e votimit të ardhura nga diaspora.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili sqaroi se tashmë janë përmbyllur të gjitha fazat e numërimit, duke përfshirë votat e hedhura në përfaqësitë diplomatike, votat me postë, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

“Në 38 Qendrat Komunale të Numërimit është bërë verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në 2,498 vendvotime të rregullta dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga këto vendvotime”, tha Elezi.

Sipas tij, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat e hedhura në 47 vendvotime të 30 përfaqësive diplomatike të Kosovës, ku kanë votuar rreth 23 mijë shtetas, si dhe rreth 83 mijë fletëvotime të ardhura me postë.

Gjithashtu janë numëruar rreth 8,700 vota me kusht dhe rreth 1,840 fletëvotime të personave me nevoja të veçanta.

Referuar rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit renditet forcë e parë me 47.13 për qind të votave, duke siguruar 53 mandate në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 22 mandate, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës siguron 18 mandate.

Albin Kurti rezulton edhe politikani më i votuar në vend, me 324.331 vota preferenciale. Pas tij renditet Vjosa Osmani me 92.234 vota, ndërsa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë 8,342 vota më pak se Osmani.

Megjithëse Vetëvendosja ka dalë sërish partia më e madhe në vend, rezultati nuk i siguron asaj shumicën e nevojshme prej 61 deputetësh për të formuar e vetme qeverinë, duke e bërë të domosdoshme gjetjen e partnerëve për krijimin e ekzekutivit të ri.

Kosova shkoi në zgjedhje më 7 qershor pas krizës politike që u krijua rreth zgjedhjes së presidentit të ri. Mosmarrëveshjet mes forcave politike çuan në shpërndarjen e Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Tashmë vëmendja pritet të zhvendoset te negociatat për krijimin e shumicës së re parlamentare dhe formimin e qeverisë së ardhshme.

53 mandate Albin Kurti Politikani qeverine votuar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump kërcënon Iranin: Nëse nuk sillen mirë, do fillojmë me bombardimet

15:22 / June 17, 2026

Ngushtica e Hormuzit/ Largohen cisternat e para me naftë iraniane, shenjë e uljes së tensionimit

14:18 / June 17, 2026

Zelensky: Vetëm presidenti amerikan mund të sjellë Putinin në tryezën e negociatave.

10:15 / June 17, 2026

Marrëveshja SHBA-Iran, Papa Leoni XIV: Hapi i duhur për paqe në Lindjen e Mesme

22:38 / June 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.