Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfundimin e investimit në rrugën e Darëzezës, në Fier.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri të ditur se aksi rrugor është tashmë i përfunduar dhe i aksesueshëm për banorët e zonës, si edhe për vizitorët.
“Mirëmëngjes dhe me rrugën e Darëzezës, tashmë të përfunduar dhe në shërbim të banorëve e vizitorëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në postimin e tij.
Sipas kryeministrit, ky investim pritet të lehtësojë lëvizjen në zonë dhe të përmirësojë aksesin drejt bregdetit të Darëzezës, një prej destinacioneve të njohura në qarkun e Fierit.
