Kryeministri Edi Rama u ndal gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste te debatet që kanë shoqëruar projektin në Zvërnec, duke e cilësuar këtë rast si një ilustrim të mënyrës sesi formësohet sot opinioni publik në epokën e rrjeteve sociale dhe algoritmeve.
Sipas Ramës, vëmendja e madhe ndërkombëtare ndaj projektit në Nartë dhe Zvërnec nuk erdhi si rezultat i analizës së detajeve të tij, por për shkak të përfshirjes në diskutim të emrit të Jared Kushner dhe lidhjes së tij me presidentin amerikan Donald Trump.
Kryeministri theksoi se miliona persona në mbarë botën, të cilët nuk kanë njohuri për zonën apo projektin në fjalë, krijuan opinione dhe qëndrime jo mbi bazën e informacionit konkret, por të perceptimeve, emocioneve dhe bindjeve politike.
