Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria zgjidhet në UNESCO, bëhet pjesë e komitetit që vendos për trashëgiminë kulturore jomateriale

14:19 / June 20, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1140053 0.jpeg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria është zgjedhur anëtare e Komitetit Ndërqeveritar për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, për periudhën 2026-2030, duke siguruar kështu një rol në vendimmarrjet që lidhen me mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në nivel ndërkombëtar.

Ky anëtarësim e vendos vendin tonë në një pozicion aktiv për zbatimin e Konventës së vitit 2003 të UNESCO-s, si dhe për shqyrtimin e dosjeve të ndryshme që paraqiten nga shtetet anëtare.

Zëvendësministrja e Kulturës, Lira Pipa, tha se ky zhvillim rrit profilin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe e kthen atë nga një vëzhguese në një vendimmarrëse në këtë tryezë.

Ajo theksoi se Shqipëria do të punojë për forcimin e kapaciteteve profesionale në bashkëpunim me UNESCO-n, universitetet dhe ekspertët e fushës, me qëllim rritjen e cilësisë së vlerësimit të dosjeve.

Ky anëtarësim vjen pas disa nominimeve të fundit të trashëgimisë shqiptare, përfshirë dollinë, qeleshen, Festivalin e Gjirokastrës dhe ritet e pranverës së arbëreshëve.

Institucionet shqiptare synojnë gjithashtu të vijojnë përgatitjen e dosjeve të reja për t’u përfshirë në listat e UNESCO-s, duke rritur prezencën e trashëgimisë kulturore shqiptare në nivel ndërkombëtar.

Në fokus mbetet edhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore përballë sfidave si ndryshimet klimatike, transformimi digjital dhe ruajtja e diversitetit kulturor.

Shqiperia trashegimi unesco
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026

Ish Presidenti kundër Rregullores së re të GJKKO-së: Kërcënim për lirinë e medias

15:59 / September 1, 2026

S’ka vjeshtë? Ekspertët italianë paralajmërojnë rikthimin e “kupolës së nxehtësisë” në shtator

15:51 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.