Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministria e Jashtme: Flamuri i Ambasadës së Izraelit u përdhos nga protestues të maskuar, ky akt nuk përfaqëson Shqipërinë

10:43 / June 21, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mpj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi të dielën se flamuri i Ambasadës së Shtetit të Izraelit u hoq dhe u përdhos gjatë protestës së të shtunës nga protestues të maskuar, duke e dënuar si akt të padenjë për Shqipërinë. 

Në deklaratën e saj, ministria thotë se veprime të tilla “nuk kanë asnjë lidhje me lirinë e shprehjes, të drejtën legjitime për protestë paqësore apo me vlerat tona demokratike”, duke i cilësuar ato si “shfaqje të urrejtjes, intolerancës dhe nxitjes së saj”.

Sipas Ministrisë së Jashtme, ky akt bie ndesh me traditën shqiptare të mikpritjes, harmonisë dhe respektit për tjetrin dhe nuk përfaqëson Shqipërinë apo popullin shqiptar.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Jashtme në X

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me forcë heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar gjatë protestës së mbrëmshme.

Veprime të tilla nuk kanë asnjë lidhje me lirinë e shprehjes, të drejtën legjitime për protestë paqësore apo me vlerat tona demokratike dhe standardet evropiane që kemi ndërtuar dhe po forcojmë çdo ditë. Ato janë shfaqje të urrejtjes, intolerancës dhe nxitjes së saj, dhe janë krejtësisht të papajtueshme me parimet e respektit dhe bashkëjetesës që Shqipëria i ka në themel dhe i çmon me përkushtim.

Ky akt i turpshëm bie ndesh me traditën e gjatë shqiptare të mikpritjes, harmonisë dhe respektit për tjetrin, vlera që kanë karakterizuar shoqërinë tonë për breza me radhë. Ato nuk përfaqësojnë as Shqipërinë, as popullin shqiptar. Përfaqësojnë vetëm ata që kërkojnë të provokojnë, të përçajnë dhe të përhapin urrejtje, duke shpërdoruar dhe keqpërdorur në mënyrë të qëllimshme të drejtat dhe liritë.

Ministria riafirmon angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për mbrojtjen e misioneve diplomatike dhe simboleve të tyre, në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Ne shprehim solidaritetin tonë me Ambasadën e Shtetit të Izraelit dhe theksojmë se dhuna, intimidimi dhe gjuha e urrejtjes nuk mund dhe nuk do të kenë vend në një shoqëri demokratike”

flamuri izraelit jashtme ministria perdhos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe”/ Rama: Mos e përdhosni flamurin e UÇK-së për luftë politike

16:03 / June 21, 2026

Irani kërcënon sërish: Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet derisa të ndalojnë sulmet ndaj Libanit

15:21 / June 21, 2026

A e vizituan Archie dhe Lilibet v*rrin e Dianës? Detaji që ndezi spekulimet!

15:07 / June 21, 2026

Qindra artdashës në Shirokë, Rame Lahaj sjell mbrëmjen magjike të muzikës buzë liqenit

12:58 / June 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.