Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Marrëveshja SHBA-Iran nuk shuan frikën për Hormuzin

12:42 / June 21, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hormuzzzzz 1024x6831 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Firmosja në parim nga presidenti i SHBA Donald Trump dhe ai i Iranit Masoud Pezeshkian i memorandumit të paqes, nuk ka zbutur plotësisht tensionet mes palëve. Pas sulmeve izraelite në Liban, ushtria iraniane lajmëroi mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, si një masë paraprake e marrë për pasojë të shkeljes së armëpushimit. Sot grupet negociatore do të takohen në Zvicër ku pritet që marrëveshja të marrë trajtën e plotë.

Megjithatë, kriza ka rikthyer një pyetje strategjike që prej vitesh shqetëson tregjet energjetike: sa e sigurt është që ekonomia globale të vazhdojë të mbështetet te një korridor detar vetëm 33 kilometra i gjerë, i kontrolluar nga një prej aktorëve kryesorë të tensioneve në rajon? Përmes Hormuzit kalonin rreth 20 milionë fuçi naftë në ditë, duke e bërë atë nyjën më të rëndësishme energjetike në botë.

Në kërkim të alternativave, vendet prodhuese të Gjirit po mbështeten te infrastruktura ekzistuese. Zgjidhja më e rëndësishme mbetet Petroline saudite, tubacioni që lidh fushat naftëmbajtëse të Gjirit Persik me portin e Yanbu në Detin e Kuq. Linja, me një kapacitet prej 7 milionë fuçish në ditë, mund të zëvendësojë një pjesë të eksporteve që zakonisht kalojnë nga Hormuzi.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se Petroline ka kufizime të konsiderueshme. Produktet e rafinuara kërkojnë infrastrukturë të veçantë, ndërsa porti i Yanbu operon pranë kapacitetit maksimal dhe eksportet duhet të kalojnë më pas përmes Suezit ose Bab el-Mandebit, një tjetër pikë e ndjeshme për sigurinë detare.

Një alternativë tjetër është tubacioni i Emirateve të Bashkuara Arabe, që lidh Habshanin me portin e Fujairahut në Gjirin e Omanit. Aktualisht ai mund të transportojë deri në 1,8 milionë fuçi në ditë, ose rreth 60 për qind të eksporteve të vendit. Emiratet kanë njoftuar plane për dyfishimin e kapacitetit të tij, në përputhje me strategjinë për rritjen e prodhimit të naftës.

Në veri të rajonit, Iraku po përpiqet të rrisë përdorimin e tubacionit historik Kirkuk-Ceyhan, që përfundon në portin turk të Ceyhanit në Mesdhe. Megjithëse kapaciteti teorik i tij arrin deri në 1,5 milionë fuçi në ditë, aktualisht transporton vetëm një pjesë të vogël të këtij volumi. E ardhmja e tij varet nga negociatat mes Bagdadit dhe Ankarasë për rinovimin e marrëveshjeve të tranzitit.

Kriza e Hormuzit ka rikthyer gjithashtu interesin për projekte të vjetra energjetike të Lindjes së Mesme. Në diskutim është rikthimi i tubacionit Kirkuk-Baniyas drejt bregdetit sirian, si dhe modernizimi i Trans-Arabian Pipeline (Tapline), që dikur lidhte Arabinë Saudite me Mesdheun. Këto projekte po marrin vëmendje të re pas ndryshimeve politike në Siri dhe interesit të investitorëve ndërkombëtarë.

Në të njëjtën kohë, think tank-e amerikane dhe disa qeveri rajonale po promovojnë iniciativën “Four Seas”, e cila synon të lidhë rrjetet energjetike të Gjirit, Irakut dhe Kaspikut me tregjet evropiane përmes Sirisë dhe Turqisë. Projekti parashikon transportimin e deri në katër milionë fuçive naftë në ditë dhe 50 miliardë metrave kub gaz në vit drejt Evropës.

Megjithatë, sfidat mbeten të mëdha. Tubacionet do të kalonin nëpër zona që prej dekadash karakterizohen nga paqëndrueshmëri politike dhe rreziqe sigurie. Për më tepër, tregjet kryesore të vendeve të Gjirit ndodhen në Azi, ndërsa shumica e projekteve të reja janë të orientuara drejt Evropës.

Ekspertët vlerësojnë se, edhe nëse disa prej këtyre planeve realizohen, do të nevojiten vite dhe miliarda dollarë investime për t’i kthyer ato në alternativa reale ndaj Hormuzit. Për disa produkte strategjike si plehrat kimike, heliumi, squfuri, metanoli dhe alumini, nuk ekziston aktualisht asnjë rrugë tjetër transporti.

Për këtë arsye, edhe pse marrëveshja mes Uashingtonit dhe Teheranit mund të ketë shmangur një krizë të menjëhershme, debati mbi varësinë globale nga Ngushtica e Hormuzit mbetet i hapur.

friken iran marreveshja SHBA shuan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Takimi historik SHBA-Iran jep rezultatet e para, Vance: Kemi bërë përparim të madh në pak orë

16:22 / June 21, 2026

“Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe”/ Rama: Mos e përdhosni flamurin e UÇK-së për luftë politike

16:03 / June 21, 2026

Irani kërcënon sërish: Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet derisa të ndalojnë sulmet ndaj Libanit

15:21 / June 21, 2026

A e vizituan Archie dhe Lilibet v*rrin e Dianës? Detaji që ndezi spekulimet!

15:07 / June 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.