Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Më sillni draftin!”/ Spiropali i përgjigjet thirrjes së Ramës: Do ta kemi marrëveshjen e re për Shqipërinë! PS duhet të vetëpastrohet

17:39 / June 21, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elisa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Thirrjes së kryeministrit dhe kryetarit të PS, Edi Rama që “shpirtrat e humbur të familjes që duan Shqipëri të re, të sjellin draftin”, i është përgjigjur Elisa Spiropali.

Deputetja, e cila prej disa muajsh ka përplasje me kryesocialistin, thotë se “do ta kemi marrëveshjen.” Këtë të fundit, e lë në duart e PS që “duhet të mbledhë mendjen” e “të vetëpastrohet”, shkruan ajo në një reagim në rrjetet sociale.

“Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.

Shqipërinë që duam të ndërtojmë duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane.

Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe.

Ta bëjmë Marëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin”, shprehet Spiropali.

Sfida e kreut të PS për socialistët erdhi gjatë mbledhjes së grupit të shtunën. Rama tha se kush nuk do të shkojë të sheshi i xhirimit dhe t’iu bashkohet protestuesve, të qëndrojë në PS dhe të shohë se karta për në BE është e historisë së Shqipërisë.

dratin pergjigjet Rames spiropali vetpastrohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.