Një person i shpallur në kërkim është përfshirë në një ndjekje me Policinë mesditën e kësaj të hëne në Durrës, pasi nuk iu bind urdhrit për ndalim, përplasi pesë automjete të parkuara dhe më pas u largua me vrap nga vendngjarja.
Sipas Policisë, bëhet fjalë për 31-vjeçarin Regi Xhanari, i cili kishte thyer më herët masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar ndaj tij për veprën penale të mashtrimit.
Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 14 të Durrësit, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimit, i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti që lëvizte me shpejtësi. Drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit të policisë dhe vijoi lëvizjen, duke shkaktuar më pas edhe përplasjen e disa automjeteve të parkuara.
