Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjermania distancohet nga protestat në Tiranë: Janë çështje e brendshme politike e Shqipërisë

19:50 / June 22, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Glese
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Protestat janë një e drejtë e qytetarëve, por mbeten një çështje e brendshme politike e Shqipërisë.”

Kjo ishte përgjigjja që dha Ministria e Jashtme e Gjermanisë pasi Deutsche Welle pyeti qeverinë gjermane për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, kontaktet e mundshme me protestuesit dhe pritshmëritë ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Gjatë konferencës së qeverisë gjermane, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Martin Giese, u pyet nëse Berlini është në kontakt me protestuesit në Shqipëri, nëse është në dijeni të kërkesave të tyre dhe cili është qëndrimi i Gjermanisë për zhvillimet e fundit.

Giese tha se autoritetet gjermane janë në dijeni të raportimeve për protestat, duke përmendur se ato lidhen kryesisht me një projekt kundër të cilit ka kundërshtime.

“Unë i kam marrë parasysh njoftimet për këtë. Bëhet fjalë sidomos për një projekt kundër të cilit ka protesta. Sigurisht njerëzit në Shqipëri kanë të drejtë të protestojnë, por kjo është një çështje e brendshme politike në Shqipëri. Për këtë nuk mund të japim më shumë informacion”, deklaroi ai.

Zëdhënësi gjerman nuk dha detaje të tjera lidhur me kontaktet e mundshme të Berlinit me protestuesit dhe as mbi ndonjë pritshmëri konkrete ndaj qeverisë shqiptare.

distancohet Gjermania politike protestat Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026

Ish Presidenti kundër Rregullores së re të GJKKO-së: Kërcënim për lirinë e medias

15:59 / September 1, 2026

S’ka vjeshtë? Ekspertët italianë paralajmërojnë rikthimin e “kupolës së nxehtësisë” në shtator

15:51 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.