Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama prezanton projektin e kampusit të ri në Durrës: Më shumë mundësi për studentët dhe strehim me kosto të ulët

10:55 / June 23, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramaa sd 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të pesë ekipeve finaliste në Konkursin Ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar “Aleksandër Moisiu”, u shpreh se kjo rezidencë do t’u ofrojë studentëve kushte më të mira strehimi me kosto të përballueshme, duke mos rënduar buxhetet familjare.

“Kënaqësi që konkursi ndërkombëtar i radhës është postuar këtu në Durrës. Dua të falënderoj të gjithë të pranishmit që i përkasin kësaj hapësire të jetës akademike të vendit tonë. Jemi në një konkurs ndërkombëtar në vazhdën e dhjetëra konkurseve të tilla që janë shembull i ambicies sonë për Shqipërinë dhe prej të cilave lindin mundësi të jashtëzakonshme për zhvillime që ndryshojnë jo vetëm cilësinë e jetës së përdoruesve, por ndryshojnë edhe mënyrën e së ardhmes së një komuniteti.

Kemi krijuar universitetin më të madh të hapur të zhvillimit urban në Europë, duke bërë bashkë një numër të jashtëzakonshëm arkitektësh dhe studiosh. Është një universitet i hapur në kuptimin e plotë të fjalës, sepse u jep mundësi të gjithë atyre që i janë përkushtuar arkitekturës të ballafaqojnë dijet e tyre, bindjet e tyre, me dijet dhe bindjet e arkitektëve dhe studiove që janë në pararojë në botë. U jep mundësi të rriten profesionalisht, të mësojnë duke bërë punën dhe jo thjesht teorikisht, u jep mundësi të shoqërojnë në gjithë procesin krijues dhe pastaj në procesin e zbatimit arkitektë dhe profesionistë të nivelit më të lartë ndërkombëtar.

Jam i bindur që nga ky universitet nuk do të presin shumë vite që ndër arkitektët e admiruar të botës të ketë edhe emra vajzash dhe djemsh që sot janë pjesë e këtij universiteti. Do t’i kemi edhe ne yjet tona në qiellin e arkitekturës botërore.

Dua të them se sot jemi në kushtet kur kemi gati zanafillën e një projekti shumë të madh dhe ambicioz për kampusin e ri universitar të Durrësit, për të investuar në një zhvillim që do të përmbyllë një proces të nisur shumë vite më parë, të nisur pa asnjë plan serioz, dhe do të mundësojë që të ketë një qendër të gjallë 24 orë. Ky është një tjetër rezultat i protestës së studentëve të vitit 2018, ku ne dëgjuam me shumë vëmendje se çfarë kërkohej dhe ndam gjithçka që nuk kishte lidhje me të ardhmen dhe mundësitë tona nga ajo që kishte lidhje me mundësitë tona, dhe ndërtuam një proces i cili solli shumë risi pozitive për studentët: kushte më të mira në konvikte, universitete, laboratorë të rinj dhe më shumë mbështetje.

Por jemi të vetëdijshëm që sot ky proces duhet të shkojë një shkallë më tej dhe, siç do të shihni edhe nga projektet, duam t’i japim një drejtim çështjes së strehimit të studentëve gjatë periudhës së studimeve, pasi ju e dini që jo të gjithë studentët qëndrojnë në konvikte dhe shumë studentë marrin apartamente me qira në qytet, në Tiranë apo Durrës, dhe kjo e rëndon buxhetin e familjeve të tyre. Krijimi i një zone rezidenciale për ta bën të mundur që ata të mund të kenë një strehim shumë më të arsyeshëm dhe të socializohen, që zhvillimi akademik të ecë paralelisht me zhvillimin e tyre njerëzor.

Ata në Tiranë, te Universitetit të Tiranës, po shtrembërojnë buzët dhe nuk janë edhe aq të lumtur, sepse kanë kohë që përpiqen për t’i dhënë një impuls dhe zhvillim kampusit të UT. Nuk është ky kampus një zhvillim që përjashton tjetrin. Jemi në proces me Kolegjin e Europës dhe UT. Kolegji i Europës po ndërtohet në Tiranë dhe është një zhvillim madhështor. Aty do të krijohet mundësi që të ketë hapësirë të konsiderueshme edhe për UT.

Dua ta mbyll me diçka që lidhet me këtë konkurs. Ky konkurs ka dy risi të veçanta, që janë propozuar nga një grup studentësh nga Universiteti ETH në Zyrih. Shqipëria është kthyer në një adresë tërheqëse, ne nuk kemi vetëm arkitektë të huaj që punojnë këtu, por ka edhe nga ata që duan të ndërtojnë bashkëpunime, studentët e Zyrihut kanë gati një vit që po bëjnë studime kërkimore në Shqipëri. E para është krijimi i një jurie studentore që do të punojë në një mënyrë të pavarur.

Në përfundim të procesit synohet që secili ekip finalist të patronazhojë… Patronazhimin ju e dini që unë e kam shumë qejf. Të patronazhojë një ose dy projekte pa pagesë. Gjë për të cilën arkitektët kanë rënë dakord. Unë jam shumë mirënjohës për arkitektët ndërkombëtarë që punojnë në Shqipëri. Ajo që nuk dihet është kontributi i tyre në projekte pa pagesë për shkolla, qendra shëndetësore apo për të tjera kërkesa që vijnë si rezultat i punës sonë në terren. Këto një ose dy projekte do të zhvillohen në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit, nën mbikëqyrjen profesionale të ministrit për Pushtetin Vendor. Ne nuk e fokusohemi konkursin te përzgjedhja e një fituesi, por si një start për shumë më tepër se kaq”, u shpreh Rama.

kampus prezantim projekti Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vala e të nxehtit përfshin Evropën, alarm i kuq në Spanjë dhe temperatura rekord në Francë

12:30 / June 23, 2026

Përfundon cikli i provimeve të Maturës Shtetërore, vendimtar për pranimin në universitete

11:59 / June 23, 2026

Bllokimi i kantierit të aeroportit, Pacolli: Shteti duhet të veprojë

11:39 / June 23, 2026

Media italiane: Shqipëria, perla e Mesdheut që të kujton Karaibet

11:23 / June 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.