Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama ndan mesazhin e një qytetari: “Provova t’i vesh për pak çaste këpucët e kryeministrit”

09:28 / June 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar këtë të mërkurë mesazhin e një qytetari, i cili shpreh vlerësimin për ndryshimet që, sipas tij, ka përjetuar Shqipëria ndër vite.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e cilëson këtë si një nga mesazhet e shumta që ka marrë gjatë ditëve të fundit, ndërsa në Tiranë vijojnë protestat prej 25 ditësh.

Në mesazhin e bërë publik, qytetari tregon se është përpjekur për një moment të shohë realitetin nga këndvështrimi i kryeministrit, jo për ta lavdëruar apo për të bindur të tjerët, por për të kuptuar më mirë perspektivën e tij.

Ai thekson se është rritur në një Shqipëri me më shumë vështirësi në infrastrukturë dhe kushtet e jetesës, duke shtuar se nuk mund të mohohen ndryshimet e arritura ndër vite, edhe pse sipas tij ka ende probleme dhe gabime.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

MIRËMËNGJES 😊

dhe me një nga mesazhet e shumta të këtyre ditëve të habitshme në të keq e në të mirë, të cilin dikush bujarisht e ka postuar e një tjetër miqësisht ma ka dërguar, ju uroj një ditë të mbarë🙏

***

Ja profili i të panjohurit bujar që më çoi miku me statusin e postimit të videos😍 @mr.elprofe

Provova t’i vesh për pak çaste këpucët e kryeministrit.

Jo për t’i bërë lajka.

Jo për të bindur askënd.

Thjesht për të parë si do ta shihja unë botën në vendin e tij.

Jam rritur në një Shqipëri ku nuk bëje dot 200 metra pa t’u grisur këpucët.

Do të ishim naivë po të thoshim se nuk janë bërë edhe gjëra të mira.

Kjo nuk do të thotë se çdo gjë është perfekte.

As që nuk janë bërë gabime.

Por për sqarim:

Unë nuk ha bukë nga shteti shqiptar që prej vitit 1997.

Nuk jam as i shitur.

As i blerë.

Dhe nuk mbështes verbërisht askënd.

Kjo këngë është thjesht një përpjekje për të parë anën tjetër të historisë.

Një kundërrrymë ndaj asaj që dëgjojmë çdo ditë.

E di që do shahem.

Por s’ka problem.

Sepse në fund të fundit:

I shari shan.

I mençuri mendon.

🎵 I Carried The Storm

Kryeminister mesazh qytetar Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Vendi i flamingove apo vendi i shqiponjave?”/ Rama ndan shkrimin e politikanit nga Kosova: Vendi i shqiponjave nuk ka kohë për të humbur

13:03 / June 24, 2026

Operacion policor në Tiranë, kontrolle në ambiente të dyshuara si Call Center të paligjshëm

12:55 / June 24, 2026

Operacion antidrogë në Krujë, asgjësohen rreth 5 mijë bimë narkotike

12:49 / June 24, 2026

Analiza/ Albatros Rexhaj: Rama nuk është i korruptuar. Sloganet nuk janë fakte.

12:28 / June 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.