Një tjetër operacion policor është zhvilluar në kryeqytet, ku forcat e rendit kanë ushtruar kontrolle në zonën e Delijorgjit në disa ambiente të dyshuara si Call Center të paligjshëm.
Sipas informacioneve paraprake, policia po kryen verifikime në terren për të dokumentuar veprimtarinë e dyshuar dhe për të mbledhur prova mbi funksionimin e këtyre ambienteve. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa hetimet dhe kontrollet vijojnë.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim lidhur me rezultatet e operacionit dhe masat që mund të merren ndaj subjekteve të përfshira
