Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Temperaturat drejt 40°C, ekspertët japin alarmin: ISHP kujdesi nga të nxehtit ekstrem

14:20 / June 24, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
temperaturat e larta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën dhe vendet e Ballkanit po sjell temperatura të larta, të cilat mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e qytetarëve nëse nuk merren masat e nevojshme. Ekspertët e shëndetit publik u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, veçanërisht nga ora 11:00 deri në 18:00.

Specialistja e shëndetit publik, Rudina Cunashi, rekomandon kufizimin e daljeve gjatë orareve të pikut, qëndrimin në ambiente të freskëta dhe hidratimin e vazhdueshëm të organizmit.

“Disa nga rekomandimet dhe këshillat që ne japim janë kufizimi ose shmangia e daljeve gjatë orareve të pikut, nga ora 11:00 deri në orën 16:00. Këshillohet qëndrimi në ambiente të freskëta dhe mbajtja e trupit të hidratuar dhe të freskët.

Nëse është e nevojshme të dalim jashtë, duhet të vishemi me rroba sa më të lehta dhe me ngjyra të çelëta, të mbajmë syze dielli, kapele ose çadër, si dhe të kemi gjithmonë me vete një shishe ujë.

Konsumi i ujit është shumë i rëndësishëm për të shmangur dehidratimin. Gjithashtu, duhet të shmangim konsumimin e kafesë, pijeve alkoolike dhe pijeve të gazuara”, tha Rudina Cunashi.

Sipas saj, temperaturat e larta përbëjnë rrezik për të gjithë, por disa kategori janë më të ekspozuara ndaj pasojave të të nxehtit ekstrem.

“Të gjithë jemi të rrezikuar nga temperaturat e larta, por disa grupe të popullatës janë më të ndjeshme dhe më vulnerabël ndaj ekspozimit ndaj këtyre temperaturave. Ndër grupet më të rrezikuara mund të përmendim fëmijët e vegjël, të moshuarit, të sëmurët kronikë, individët që jetojnë vetëm, gratë shtatzëna, si edhe personat që punojnë në ambiente të hapura”, tha ajo.

Ekspertët këshillojnë gjithashtu kujdes të shtuar për ushqimin dhe hidratimin e fëmijëve gjatë ditëve të nxehta.

“Rekomandohen vakte të lehta, ushqime të pasura me perime, si dhe konsumi i frutave. Një kujdes të veçantë duhet të kemi edhe për fëmijët e vegjël. Fëmijët që ushqehen me qumësht gjiri deri në moshën gjashtë muajsh nuk kanë nevojë të pinë ujë, pasi qumështi i gjirit i plotëson të gjitha nevojat e tyre për hidratim.

Kujdes i veçantë duhet të tregohet edhe për përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimeve, pasi temperaturat e larta favorizojnë prishjen e tyre dhe rrisin rrezikun për diarre, të vjella dhe helmime ushqimore”, tha ajo.

Sipas parashikimeve, ditët në vijim dhe veçanërisht fundjava do të shënojnë temperatura shumë të larta, që në disa zona mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Këshillat kryesore për përballimin e të nxehtit:

  • Shmangni daljet nga ora 11:00 deri në 18:00.
  • Vishni rroba të lehta pambuku dhe me ngjyra të çelëta.
  • Përdorni syze dielli, kapele ose çadër.
  • Qëndroni në ambiente të freskëta me temperaturë 25–27°C.
  • Konsumoni sa më shumë ujë, fruta dhe perime të freskëta.

alarm ekstrem nxehti temperatura
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lionel Messi feston sot 39-vjetorin në Botëror, me sytë te një tjetër trofe historik

15:34 / June 24, 2026

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi nderohet me titullin “Qytetar Nderi” në Nju Jork

15:24 / June 24, 2026

Aksident në aksin Fier–Seman/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen dy drejtuesit e tyre

15:16 / June 24, 2026

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi takon kryeministrin Rama: “Qëndroi në anën e së vërtetës kur të tjerët zgjodhën heshtjen”

14:05 / June 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.