Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Platforma politike e protestës, PS-PD e kundërshtojnë! Braçe: Çon në kaos! Berisha: S’dal dot jashtë Kushtetutës

19:55 / June 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
11111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një asamble kombëtare tranzicioni me 101 anëtarë që të zgjidhen me short, jo me zgjedhje, që do duhet t’I japë formë një qeverie tranzicioni me afat 12 mujor, me anëtarë të zgjedhur po me short e që duhet të hartojë një kushtetutë të re. Thelbi i platformës së paraqitur në protestë nga grupi koordinues, nuk po gjen mbështetje askund, as mes admiruesve të saj apo mbështetësve publikë.

Dy forcat më të mëdha në vend, PS e PD kanë dalë kundër propozimit që erdhi nga sheshi për shkrirjen e sistemit aktual politik që prek edhe kuvendin, pasi sipas tyre do ta çonte vendin në kaos.

Edhe pse ka komentuar thuajse çdo ditë zhvillimet që vijnë nga protesta, kryeministri Rama e ka injoruar platformën politike të saj. Ndërsa Erion Braçe, deputet i Partisë Socialiste, është shprehur qartazi kundër.

“Kjo historia që ti do japësh dorëheqje, ti nuk je më mazhorancë sepse njerëzit janë në shesh. Ti ikën dhe sheshi zgjedh 101 njerëz, përfaqësues të sheshit, që zgjedhin ministra të një qeverie që duhet të jetë teknike, që në harkun e një viti nuk duhet të bëjë asgjë sipas tyre, por që duhet ta votoj unë në Parlament, edhe pse i delegjitimuar nga sheshi, jo nga ligji, jo nga Kushtetuta, pra duhet ta votoj unë, nuk ecën. Do të përsëritet e do të përsëritet dhe vendi do të kalojë jo vetëm në cenim të stabilitetit, por mbi të gjitha në kaos”, thotë Braçe. 

Në anën tjetër të fushës politike, edhe Sali Berisha është i qartë se bëhet fjalë për kërkesa të parealizueshme. Pavarësisht se i bën jehonë pikave të platformës që  shkojnë për shtat, që nga dorëheqja e kryeministrit, kufizimi në dy mandate apo dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, edhe ai vetë nuk shkon më tej dhe kundërshton zgjidhjet e propozuara që janë haptazi në kundërshtim me rregullat bazike të funksionimit të një shtetiSinkron, Sali Berisha

“Unë jashtë kushtetutës nuk dal dot. Askush kurrë s’mund të zbatojë fjalë, unë s’dal jashtë ligjit. Jam ky që jam, kam qenë ish-president, kam qenë ish-kryeministër. Por ajo qeveri e përbërë nga jo partiakë, nga kreu tek ministrat e zëvendësat etj., ajo duhet të votohet nga parlamenti, të marrë votëbesimin dhe të çojë në zgjedhje vendin.” Unë nuk kuptoj këtë propozimin e tyre, unë nuk e kuptoj se a e kanë një qeveri jashtë votimit në parlament, jashtë kushtetutës, jashtë rendit kushtetues?”, tha Berisha. 

Berisha brace platforma politike protestes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

22:21 / June 24, 2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

21:19 / June 24, 2026

Lionel Messi feston sot 39-vjetorin në Botëror, me sytë te një tjetër trofe historik

15:34 / June 24, 2026

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi nderohet me titullin “Qytetar Nderi” në Nju Jork

15:24 / June 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.