Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Mos u merrni me protestuesit, por me përfituesit e turlillojshëm”, Rama nxjerr foton e protestueses: ‘Motra’ e gjeneralit famëkeq të Teheranit, krah saj është Ahmedinegjadi dora vetë

11:33 / June 25, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MixCollage 25 Jun 2026 10 53 AM 7164
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish me anë të një postimi në rrjetet sociale sa i përket protestave në Tiranë.

Në foton e postuar, ku ndodhet një protestuese e besimit mysliman, Rama shkruan se do të merret me përfitues të turillojshëm.

Ai gjithashtu shtoi se në foto është “motra” e gjeneralit të Teheranit, Kasem Sulejmani, i vrarë në luftën me SHBA-në.

“Mos u merr me protestuesit…

Jo, asnjëherë me protestuesit, po me përfituesit patjetër

Përfitues të turlillojshëm, shqiptarë pa din e as iman, shpirtra të korruptuar nga motive të dobëta, patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur, që në teatrin e maskave të bulevardit i ka nxjerrë paraja e huaj, këneta e vendit apo të dyja bashkë, e kthyen protestën e nisur për natyrën në një ujdhesë zvarranikësh që lëvrijnë mes të rejave e të rinjve të mbetur, duke i lëpirë e pickuar njëkohësisht dhe duke shpërndarë në çdo drejtim helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë.

Shikojini vetë dy fotot. Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e “diasporës” së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllaun e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani. Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmedinegjadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës”, shkruan Rama.

Foto gjeneralit protestuesit Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 10 mijë të zhdukur pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë, vijojnë kërkimet nën rrënoja

14:01 / June 25, 2026

Policia reagon për rastin në Akademinë e Sigurisë: 60 kursantë morën ndihmë mjekësore/ Po hetohen shkaqet

11:21 / June 25, 2026

“Shqipëria e Re” me Kushtetutën e Vjetër

11:06 / June 25, 2026

Trump: Të gatshëm të ndihmojnë Venezuelën pas tërmeteve shkatërrimtare

10:35 / June 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.