Mbi 10 mijë persona raportohen të humbur pas tërmeteve të forta që kanë goditur Venezuelën gjatë natës, sipas një platforme online që monitoron personat e zhdukur.
Këto lista po qarkullojnë në internet dhe janë shpërndarë edhe nga përfaqësues të opozitës venezueliane, të cilët po ndajnë informacione të vazhdueshme mbi gjendjen në terren dhe situatën humanitare.
Sipas të dhënave të publikuara nga kjo platformë, numri i të zhdukurve ka kaluar pragun e 10 mijë personave.
Ndërkohë, ekipet e emergjencës po vijojnë kërkimet në zonat më të goditura, ku raportohet për ndërtesa të shembura dhe për persona që mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
Autoritetet në Venezuelë kanë bërë të ditur më herët se numri i viktimave ka kaluar 160, ndërsa qindra të tjerë janë të plagosur. Bilanci pritet të ndryshojë ndërsa operacionet e shpëtimit vijojnë.
