Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama publikon kërkesën e qytetarit:”Dorëhiqu… në 2030!” Ironizon kërkesat për largim me “Manifestin e (s)dorëheqjes”

09:43 / June 26, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama ne facebook
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale ndaj kërkesave për dorëheqje, ndërsa përgjigjen për këtë thirrje të protestuesve e jep duke publikuar një mesazh, që i është dërguar nga një qytetar.

Ai i kërkon Ramës të “dorëhiqet” nga detyra jo për arsyet e artikuluar prej ditësh në bulevard, por pasi të jetë përmbushur objektivi madhor: integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda 2030.

Më tej, Rama publikoi të plotë mesazhin e qytetarit, i titulluar “Manifesti i (s)dorëheqjes”, ku fjala “dorëhiqu” përsëritet në mënyrë ironike për të renditur ato që i cilëson si arritje të qeverisë, mes tyre transformimet urbane e rurale, zhvillimin e aeroporteve, rritjen e turizmit, avancimin e procesit të integrimit europian, përmirësimin e ekonomisë, rritjen e pagave, si edhe investimet në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë.

Reagimi i kryeministrit Rama:

Mirëmëngjesi dhe me kërkesën e mëposhtme për dorëheqje nga një numër i panjohur, të cilën e mirëkuptoj plotësisht duke e pranuar përulësisht, ju uroj një ditë të qetë
𝗠𝗮𝗻𝗶𝗳𝗲𝘀𝘁𝗶 𝗶 (𝘀)𝗱𝗼𝗿ë𝗵𝗲𝗾𝗷𝗲𝘀!
Është ndoshta fjala më e konsumuar në lëmin virtual, ndaj po ta risjell edhe unë si ‘Millennials’ me shpresën që “Gen Z” nuk do më denigrojë me komente.
Para se të vijoj po ju them, (me lehtësinë e një barre që nuk e kam mbi supe, bashkë me +800K vota) se qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë, por kjo meriton një hapësirë më të zgjeruar filozofike për diskutim.
Tani lexomë (nëse mundeni dhe natyrisht nëse doni).
Dorëhiqu për transformimet e zonave urbane dhe rurale.
Dorëhiqu për aeroportet!
Dorëhiqu për turizmin që shënon shifra rekord!
Dorëhiqu për negociatat që u hapen!
Dorëhiqu për konferencën e tetë ndërqeveritare.
Dorëhiqu për kthimin në shina të ekonomisë!
Dorëhiqu që sot keni rritur pagat në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.
Dorëhiqu sepse sot protestohet paqësisht dhe në dritaren tënde nuk ka snajper!
Dorëhiqu për transformimet në arsimin, shëndetësi, infrastrukturë dhe jo vetëm.
Realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme.
Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht.
Ose mendoje kështu: Dorëhiqu…në 2030!
Nuk do të na duhesh atëherë, por do të kujtojmë me siguri.

kerkesen publikon qytetarit Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

AKU reagon pas helmimit të studentëve të Akademinë e Sigurisë,pezullon kompaninë e kateringut “SORI-AL”

11:06 / June 26, 2026

Në pranga 35-vjeçari në Tiranë, i gjenden kokainë, kanabis dhe para të dyshuara nga droga

11:00 / June 26, 2026

Dy stuhi tropikale kërcënojnë Japoninë, anulohen mbi 100 fluturime dhe lëshohen urdhra evakuimi

10:15 / June 26, 2026

Ministri Lamallari: Janë marrë të gjitha masat për një sezon turistik të sigurt, fokus i veçantë siguria në bregdet

10:09 / June 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.