Është finalizuar operacioni antidrogë i koduar “Implikimi”, gjatë të cilit është arrestuar një 35-vjeçar i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Sipas policisë, i arrestuari është kapur në afërsi të një njësie pushimi në Bërzhitë, duke pasur me vete sasi lëndësh narkotike me qëllim shitjen.
Gjatë kontrollit fizik dhe atij të ushtruar në banesë, atij iu gjetën dhe sekuestruan 833 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 576 gramë cannabis sativa, si dhe 930 euro të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm. Po ashtu, u sekuestrua edhe automjeti i tij.
Hetimet paraprake tregojnë se i arrestuari dyshohet t’i ketë siguruar lëndët narkotike me qëllim shpërndarjen në sasi të konsiderueshme, kryesisht në zonën ku u kap dhe në zonën e Qytetit Studenti.
