Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Protesta si stil jetese me qira

20:16 / June 26, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0 Mero Baze 13
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Një nga arritjet më të mëdha me të cilën krenohen me të vërtetë dhe mbështetësit më të mëdhenj të protestës në media, është që protestën po e udhëheqin disa vajza influencere. S’po i përmend emrat se nuk dua të hap ndonjë garë mes tyre, dhe nuk kam as moshë t’ua shkruaj saktë gërmat.

Influenceret në fjalë janë të famshme brenda vendit për stilin e tyre të jetës dhe për atë që reklamojnë, pavarësisht nëse është jeta e tyre reale apo jo. Përfshirja e tyre në reklamimin e protestës është gjë e mirë pasi e bën vërtet protestën shumë popullore sidomos tek të rinjtë.

Por kjo është një fitore e tyre, por jo fitore e protestës.

Së pari, përse mediat që mbështesin fort protestën, madje që disa prej tyre si këta të BIRN, Lapsit apo News 24 janë dhe në strukturat drejtuese të tyre, nuk e kanë fituar betejën për të qenë këto reklamuese të protestës por ua kanë lënë vajzave të Instagram-it? Ata që i bëjnë gjyqin çdo medie që merret me politikë, vetë janë kthyer në organizatorë politikë, dhe nuk krenohen dot me mediat e tyre por me vajzat e Instagram-it.

Nëse ata mendojnë se protesta ka bërë popullore disa vajza Instagram-i dhe jo ata, kjo tregon se të parët që kanë humbur betejën me protestën janë ata, që janë dhe organizatorë dhe propagandues të saj. Unë që jam kundër protestës nuk jam në garë me vajzat e Instagram-it, jam në garë me lexuesit e mi dhe audiencën time, dhe atë e kam në rritje; nuk ma kanë ulur vajzat e Instagram-it ashtu siç nuk ua kanë ngritur këtyre mediave që mbështesin protestën.

Atyre bravo u qoftë nëse e kanë përdorur protestën për t’u bërë dhe më popullore, por nuk janë në garë me median tradicionale. Mund të jenë në garë me këto vajzat e Instagram-it që mbështesin PD apo PS, por jo me median.

Së dyti, ky kurthi i mediave sociale, i ka bërë protestat trendi për djem e vajza të reja dhe po i kthen këtë protestë, nga një protestë me objektiva politike, në një protestë që ka prodhuar një stil të ri jetese në Tiranë. Çdo mbrëmje ka njerëz që pasi mbarojnë punët vendosin të dalin një xhiro nga protesta. Kjo është gjë e mirë se përveçse krijon iluzionin që protesta është e gjallë, krijon dhe një garanci që nëse vazhdon kështu ato mund të vazhdojnë pafundësisht me vite, se nuk është se shqetësojnë njeri, përveç Edi Ramës, që përpiqet t’i mbajë gjallë këto blogere që t’i ketë ato përballë dhe jo ndonjë alternativë politike.

Dhe së fundmi, nëse ka pasur debat për ndërhyrje të huaja në protestë, që nga Irani, Albin Kurti apo Islami politik me hordhitë fanatike të xhamive të Tetovës apo Tërnovës që zbarkojnë në Tiranë, kjo nuk ka të bëjë me injorimin e protestës reale në Tiranë, por me keqpërdorimin e saj nga të tjerë. Protesta do të ekzistonte dhe pa këta mercenarët që thirren për përforcime.

Keqpërdorimi prej tyre nuk është një hall i kundërshtarëve të protestës. Madje mendoj se është nder që u bëhet atyre. Keqpërdorimi duhet të jetë një hall i organizatorëve të protestës, që e japin atë me qira për këdo që ka nevojë. Ngaqë vetë nuk kanë këllqe as ta udhëheqin politikisht, as mediatikisht dhe as publikisht.

jetese Mero Baze Protesta qira Stil
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta nuk i bën punë PD-së edhe sikur ta udhëheqë vetë Berisha

22:39 / June 25, 2026

“Shqipëria e Re” me Kushtetutën e Vjetër

11:06 / June 25, 2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

22:40 / June 24, 2026

Pse organizatorët u distancuan nga Goxhaj ndërsa protestuesit e mbështesin?

20:59 / June 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.