Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shqipëria përshpejton dixhitalizimin e pagesave/Një ekonomi pa përdorimin e parasë fizike: a jemi gati?”

09:43 / June 27, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Albania CB Govenor scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kalimi drejt një ekonomie me më pak para fizike nuk është më vetëm një objektiv për të ardhmen, por një proces që, sipas Bankës së Shqipërisë, ka hyrë në një fazë të re. Nga ulja e kostove të transfertave në euro pas anëtarësimit në SEPA, te rritja e përdorimit të pagesave digjitale dhe projektet për pagesa të menjëhershme, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi të premten se sistemi shqiptar i pagesave po afrohet gjithnjë e më shumë me standardet evropiane.

Në fjalën e mbajtur në workshop-in “Cashless Albania – Një ekonomi pa përdorimin e parasë fizike: a jemi gati?”, Sejko tha se Banka e Shqipërisë ka qenë prej vitesh nxitëse e reformave për digjitalizimin e pagesave, me synimin për të reduktuar përdorimin e parasë fizike dhe për të rritur efikasitetin e sistemit financiar.

Një nga zhvillimet më të rëndësishme, sipas tij, ishte anëtarësimi i Shqipërisë në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).

“Kurorëzimi i gjithë iniciativave ligjore dhe infrastrukturore është padyshim anëtarësimi ynë në SEPA. Tashmë të gjitha bankat dhe një institucion jobankë janë anëtarë të SEPA-s. Me të drejtë, kjo arritje është konsideruar historike jo vetëm për Bankën e Shqipërisë, por edhe për të gjithë vendin. Falë SEPA-s, qytetarët dhe bizneset tona kryejnë pagesa ndërkufitare në Euro me të njëjtën lehtësi dhe shpejtësi si qytetarët e një shteti anëtar të BE-së. Transfertat në Euro me vendet anëtare të SEPA-s kushtojnë deri në 20 herë më lirë se një vit më parë, kur ne nuk ishim ende pjesë e saj. Studime ndërkombëtare tregojnë se Shqipëria mund të kursejë deri në 70 milionë euro në vitin e parë vetëm nga komisionet më të ulëta të përdorimit të skemave SEPA”, tha Guvernatori.

Guvernatori u ndal edhe te reformat që, sipas tij, kanë krijuar bazën për këtë transformim. Ai kujtoi se Shqipëria ishte vendi i parë në rajon që përfshiu direktivën evropiane PSD2, duke hapur tregun për kompanitë fintech dhe konceptin e “open banking”. Gjithashtu, ai veçoi hyrjen në fuqi të ligjit për llogarinë bazike të pagesave, që u mundëson qytetarëve të hapin llogari bankare pa tarifa ose me tarifa të reduktuara dhe të kryejnë pagesa elektronike.

Një tjetër zhvillim që ka ndikuar në modernizimin e sistemit, sipas Sejkos, është krijimi i sistemit AIPS Euro, i cili ka eliminuar nevojën për transfertat përmes bankave korrespondente, duke ulur kostot dhe përshpejtuar pagesat në euro brenda vendit.

Sipas Guvernatorit, efektet e këtyre reformave po reflektohen edhe në mënyrën se si shqiptarët po përdorin instrumentet e pagesave.

“Numri i pagesave digjitale për frymë llogaritet në 29 në vit, nga 5 pagesa 10 vite më parë. Pagesat digjitale vijojnë të shënojnë rritje prej rreth 25% çdo vit dhe zënë peshën më të madhe në totalin e pagesave të regjistruara në sistemet tona. Numri i kartave në qarkullim ka arritur në 1.5 milionë; rrjeti i terminaleve POS zgjerohet çdo muaj, me një shtrirje më të madhe gjeografike. Këto të dhëna pasqyrojnë tendenca strukturore të konsoliduara dhe konfirmojnë rritjen e besimit të publikut ndaj instrumenteve elektronike të pagesave”, deklaroi ai.

Megjithatë, Sejko theksoi se reduktimi i përdorimit të parasë fizike mbetet një proces që kërkon bashkëpunim të koordinuar.

“Pagesat me para fizike vazhdojnë të mbizotërojnë në segmentin e bizneseve të vogla, në ekonominë informale dhe në zonat me infrastrukturë bankare të kufizuar. Këto boshllëqe kërkojnë adresim të koordinuar”, u shpreh Sejko.

Sa i përket periudhës në vijim, ai bëri të ditur se fokusi kryesor do të jetë zhvillimi i infrastrukturës së re të pagesave.

“Prioriteti kryesor i infrastrukturës për periudhën në vijim është implementimi i platformës kombëtare të pagesave të menjëhershme, e ndërtuar mbi modelin TIPS të Eurosistemit. Kjo platformë do të garantojë procesimin e transaksioneve në kohë reale, me disponueshmëri 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, 365 ditë në vit, duke eliminuar kufizimet operacionale të sistemeve aktuale të pagesave”, tha ai.

Paralelisht, Banka e Shqipërisë po përgatit edhe ndryshime ligjore që do t’u japin institucioneve të pagesave dhe institucioneve të parasë elektronike akses të drejtpërdrejtë në sistemet kombëtare të pagesave, një hap që, sipas Guvernatorit, do të krijojë kushte të barabarta për të gjithë ofruesit e shërbimeve të pagesave.

Në përfundim të fjalës së tij, Sejko vuri theksin te rëndësia e edukimit financiar, duke e cilësuar atë një element të domosdoshëm për suksesin e reformave në fushën e pagesave elektronike.

“Infrastruktura teknike, sado e avancuar, nuk mund të prodhojë ndikimin e synuar nëse qytetarët nuk disponojnë njohuritë dhe besimin e nevojshëm për të përfituar prej saj”, tha Guvernatori, duke shtuar se Banka e Shqipërisë do të vijojë programet e edukimit financiar në bashkëpunim me institucionet arsimore dhe organizatat e shoqërisë civile.

dixhitalizimin pagesa pershpejton Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit

09:20 / June 27, 2026

Venezuelë/ Të paktën 920 viktima nga tërmetet e dyfishta, mbi 50 mijë persona të zhdukur

09:10 / June 27, 2026

“’Sfida’ mes Italisë dhe Turqisë për Tiranën”/ Analiza e medias italiane: Në samitin e NATO-s, Shqipëria do ulet mes “dy kokave” të Perëndimit dhe Lindjes

22:39 / June 26, 2026

“Shqipëria po mbyll kapitujt e negociatave”, Marta Kos optimiste për zgjerimin e BE-së: Po ecën më shpejt se kurrë

21:41 / June 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.