Një përleshje fizike ka shpërthyer në parlamentin e Gjeorgjisë gjatë seancës së fundit plenare të sesionit pranveror.
Incidenti ndodhi gjatë seancës së pyetjeve dhe përgjigjeve pas raportit vjetor të qeverisë të paraqitur nga kryeministri Irakli Kobakhidze, ku u përfshinë deputetë të partisë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” dhe opozitës “Për Gjeorgjinë”.
Përplasja u përshkallëzua pasi deputeti Giorgi Sharashidze kritikoi kryeministrin Kobakhidze lidhur me qëndrimin e tij gjatë vizitës së fundit të presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Ngjarja u shoqërua me tensione të forta dhe ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, pasi pamjet e përleshjes u përhapën me shpejtësi online.
