Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Raporti: Korrupsioni, ja sektorët me riskun më të lartë

11:18 / June 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
raporti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një listë e gjatë e sektorëve dhe institucione që vlerësohen me risk të lartë të korrupsionit, shtë përfshirë në raportin e përvitshëm të Komisionit Europian për shtetin ligjor, draftin konfidencia të të cilit media e disponon.

“Rreziqet e korrupsionit mbeten të pranishme, veçanërisht në shëndetësi, arsim, prokurim publik, partneritete publik-private dhe brenda policisë, si dhe në marrjen e akteve të pronësisë dhe procedurave përkatëse (Agjencia Shtetërore e Kadastrës), të cilat konsiderohen fusha me rrezik të lartë për korrupsion”, shkruhet në dokumentin e KE-së.

Ndërsa theksohet nevojë për një vëmendje dhe ndaj integriteit të vetë biznesit, raporti shton se “rreziqet e korrupsionit vazhdojnë gjithashtu në ndërmarrjet shtetërore ose pjesërisht shtetërore, të cilat kanë marrë përgjegjësi të rëndësishme publike, duke përfshirë prokurimin publik në sektorët dixhitalë dhe të infrastrukturës, duke përfshirë edhe fondet e BE-së”.

Sipas Komisionit Europian “transparenca në procedurat e prokurimit publik, veçanërisht për partneritetet publik-private, është ende e kufizuar, veçanërisht në lidhje me dhënien e statusit të investitorit strategjik”. Dokumenti po ashtu vëren se “ndërhyrja politike është ende e përhapur dhe kërkon masa mbrojtëse më të mëdha”.

Raporti thekson se “korniza institucionale për parandalimin e korrupsionit është përmirësuar, por koordinimi me zbatimin e ligjit mbetet i dobët”, duke vënë në dukje se “vazhdojnë mangësitë në lidhje me kapacitetin e Drejtorisë së Përgjithshme Kundër Korrupsionit (DPKK) për të zbatuar dhe vlerësuar në mënyrë efektive ndikimin e masave parandaluese, duke marrë parasysh hetimet e vazhdueshme të korrupsionit në sektorë ose institucione specifike.”

Policia e Shtetit vlerësohet të jetë “shumë vulnerabël ndaj korrupsionit”, pavarësisht disa përpjekjeve. Raporti tregon se Agjencia e Mbikëqyrjes së Policisë mori drejtpërdrejt, 1 677 ankesa nga qytetarët në lidhje me sjelljen e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe 3 846 përmes një linje të dedikuar policore, dhe se referoi 444 punonjës të zbatimit të ligjit për ndjekje penale, në shumicën e rasteve për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

Por rasti i punësimit në AMP, të Muçi Shaljanit, “ushtar” i Emiljano Shullazit, i vrarë në një atentat në Rinas, së bashku me Gilmando Danin, “ngriti shqetësim lidhur me verifikimet dhe kontrollet e AMP-së, për stafin e saj”. 

korrupsioni larte raporti riskun sektoret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.