Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Mos e kruaj me popullin”, Rama i përgjigjet të riut: Nuk u thashë shqiptarëve ‘fuck you’

14:39 / June 28, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Edi Rama o ndyrësirë, kemi ruajtur etikën gjithë këtë kohë… Të shkosh në Financial Times, t’u thuash shqiptarëve fuck you, kush je ti mor plehrë?!” – janë këto fjalët që një qytetar i thotë përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, kryeministrit të vendit, Edi Rama. Ky i fundit, i dha sot, 28 qershor, një përgjigje ‘ballë për ballë’.

“Para se të dëgjoja sharjet, ndjeva sëkëlldinë e tij. Pyeta për të, demokrat 24 karat, nip i një demokrati të respektuar, profesionist me të cilin më lidh respekti i ndërsjellë. Fakti është se unë nuk ua kam thënë shqiptarëve kurrsesi atë fjalë, duket qartë edhe në artikull. Kur gazetari pyeti si u përgjigjesh ti atyre që të akuzojnë si Kumbari, thashë shkurt fjalën që meriton kush në fakt më akuzon pa pushim, me vite, e që s’ka lënë kurrë dy gurë bashkë për të më baltosur dhe varrosur, por kurrë asnjë provë!”, tha kryeministri.

Më tej, djali në video i thotë kreut të qeverisë se për shkak të formës se si ai e ka katandisur mjekësinë, babai i tij ka ndërruar jetë.

“I ndjeri, babai, nuk ka shkelur asnjëherë në asnjë spital publik të Shqipërisë. Filimisht është kuruar në një spital privat, diku te 10 vjet më parë”, shtoi Rama, duke theksuar se urrejtja dhe euforia e algoritmit e kanë bërë atë ta fajësojë publikisht.

“Populli ta ka thënë me kohë, ç’a të kesh, ku të mbajë pragu i derës. Mos e kruaj me popullin, mos i jep gojës! Boll u talle me njerëzit!”, është një tjetër deklaratë e ashpër që bën i riu.

“Ata që më shajnë si të dalë duarsh e mendsh, nuk janë populli dhe nuk flasin dot në emër të popullit, sepse ai flet vetë kur i vjen radha. Do flasë përsëri kur t’i vijë dita”, i kthehet virtualisht kreu i qeverisë.

Siç e ka nënvizuar edhe më herët, për Ramën, në mesin e protestuesve ka shumë njerëz me agjendë dhe që nuk dalin në bulevard për hallet e tyre personale.

Kujtojmë se numri një i kabinetit dha një intervistë për Financial Times më 23 qershor, në vazhdën e disa prononcimeve që ka bërë për mediat e huaja, sa i takon protestave që ‘shpërthyen’ në kryeqytet kundër ndërtimeve në Zvërnec.

“Njerëzit thonë se unë jam në krye të gjithë kësaj. Unë u them atyre të shkojnë në djall. Kaq e thjeshtë. Nuk është puna ime të vërtetoj se nuk jam Kumbari, është puna e tyre të vërtetojnë se unë jam Kumbari”, u shpreh ai.

fuck you populli Rama shqiotaret Video
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij

16:35 / June 28, 2026

Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë pranë Maminasit/ Përplasen tre makina, dy të lënduar

15:28 / June 28, 2026

U hodh për të notuar dhe nuk doli më, zhduket në liqen bashkëshorti i ministres

13:38 / June 28, 2026

Edi Rama, nëse tërhiqesh, do t’i bësh vendit dëmin më të madh

13:20 / June 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.