Një aksident zinxhir është regjistruar në autostradën Durrës–Tiranë, pranë Maminasit, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e pakujdesisë në drejtim të mjeteve.
Për pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Përplasja ka shkaktuar trafik të rënduar në këtë segment të autostradës, duke krijuar vonesa në qarkullimin e automjeteve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për normalizimin gradual të qarkullimit, ndërsa po punojnë edhe për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
