Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vijojnë kërkimet në Venezuelë, bilanci i viktimave rritet në 1,450

08:34 / June 29, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
venezuela mak
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekipet e kërkim-shpëtimit, të mbështetura nga qen të trajnuar posaçërisht, vijuan edhe dje operacionet për gjetjen e të mbijetuarve të fundit nën rrënojat e dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën të mërkurën e kaluar.

Numri i viktimave ka shkuar në 1,450, ndërsa dhjetëra mijëra persona vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur. Lajmin e bëri të ditur presidenti i Parlamentit të Venezuelës, Jorge Rodriguez, i cili deklaroi se vendi po përjeton fatkeqësinë natyrore më të rëndë në historinë e tij.

Sipas autoriteteve, 774 ndërtesa kanë pësuar dëmtime të rënda, ndërsa 189 prej tyre janë shembur plotësisht. Nga ana tjetër, Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 50 mijë persona ende figurojnë të zhdukur.

Megjithëse kanë kaluar disa ditë nga tërmetet, ekipet e shpëtimit vazhdojnë të nxjerrin të mbijetuar nga rrënojat. Në qytetin bregdetar Caravajeda, një burrë dhe djali i tij adoleshent u shpëtuan të gjallë pothuajse katër ditë pas katastrofës. Ata u nxorën nga rrënojat nga ekipet amerikane dhe franceze të shpëtimit, të rraskapitur, por në gjendje të gjallë.

Ndërkohë, pamjet e një burri që shpërthen në lot sapo nxirret nga rrënojat janë bërë virale në rrjetet sociale, duke u kthyer në simbol të dhimbjes, por edhe të shpresës që vazhdon të mbijetojë mes shkatërrimit.

kerkimet venezuele vijojne viktima
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ankaraja pret Samitin e NATO-s më 7 dhe 8 korrik 2026, në fokus mbrojtja, Ukraina dhe investimet ushtarake

10:52 / June 29, 2026

SHBA-ja dhe Irani kanë arritur një marrëveshje për të ndalur përkohësisht sulmet ndaj njëri-tjetrit dhe për të rifilluar bisedimet lidhur me mosmarrëveshjen për Ngushticën e Hormuzit, sipas një zyrtari amerikan.

10:08 / June 29, 2026

Ambasadori i SHBA-së në OKB: Do të shkatërrojmë infrastrukturën e Iranit në Hormuz, nëse do të jetë e nevojshme

17:55 / June 28, 2026

Papa Leo lutet për viktimat e tërmetit në Venezuelë, BE dërgon ndihmë emergjente

17:17 / June 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.