Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbulohet raporti i SHISH për Kuvendin, ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

19:54 / June 29, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vlora hyseni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Numri një i inteligjencës shqiptare Vlora Hyseni, paraqiti raportin vjetor të SHISH në komisionin parlamentar të Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.Për më shumë se dy orë me dyer të mbyllura në këtë komision drejtoresha Hyseni raportoi për situatën e sigurisë, nivelin e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare si aktivitetet e inteligjencës së vendeve me qëndrim armiqësor dhe jomiqësor ndaj vendit. E ka vënë theksin tek kundërshtarët e proceseve euro integruese, operacionet e influencës  malinje, fushatat e dizinformimit me impakt në sigurinë kombëtare.

Ka folur po ashtu mbi nivelin e kërcënimit terrorist dhe radikalizmit, nivelin e krimit te organizuar dhe kundërvënien.

Media mësoi një pjesë nga ajo çfarë Vlora Hyseni lexoi si pjesë të raportit vjetor të SHISH.

“SHSH vlerëson se ka rritje të kërcënimeve hibride në formën e aktiviteteve influencuese malinje, fushata deizinformimi operacione informative nga shërbimet e inteligjencës së vendeve kundërshtare  ndaj proceseve integruese të Shqipërisë,  të cilat shfrytëzojnë ç’do zhvillim të rëndësishëm, me impakt në këto procese, për të nxitur e shkaktuar destabilitet dhe pasiguri. Në këtë kontekst sigurie SHISH bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë për kundërvënien ndaj tyre”, tha drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni.

Tekst- Pak përpara nisjes të raportimit Vlora Hyseni u përball me akuzat e deputetëve të opozitës Klevis Balliu dhe Flamur Noka që sipas tyre agjentët e SHISH janë infiltruar brenda në protestë duke mbledhur e duke i çuar informacione kryeministrit Edi Rama.

“Shërbimi informativ është infiltruar atje në këtë protestë dhe në fakt është e çuditshme që kryeministri për çdo qytetar që flet 5 minuta atje, ka një informacion të gjerë se çfarë ka bërë më parë, ku ka qenë, ku është dënuar, ku s’është dënuar, me kë ka qëndruar”, u shpreh Klevis Balliu.

“Keni involvuar totalisht shërbimin në funksion të karriges së Edi Ramës dhe jo të shtetit. Keni involvuar totalisht shërbimin, për të dezinformuar, për të mbledhur informacione dhe dezinformacione rreth protestuesve për të shuar atë protestë dhe këtë s’mund ta bëjë kurrë një shërbim”, tha Falmur Noka

Mësohet se drejtoresha e SHISH u përgjigj shkurt dhe prerë çdo akuze, duke u i quajtur dizinformacion.

“Po dezinformoni  dhe po e përdorni si gjithmonë raportimin në komision për retorika dhe interesa politike”, citohet ti ketë thënë shefja inteligjencës shqiptare deputetëve demokratë Noka dhe Balliu.

Kuvendin raporti rreziqet shish vlora hyseni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një muaj protestë në shesh/ Bylykbashi: Ndjehet reduktim i ndjeshëm i pjesëmarrjes

21:58 / June 29, 2026

Pakësohet gruri, fermerët ulin mbjelljet, çmimi dhe importet po godasin prodhimin vendas

21:00 / June 29, 2026

Sulm me armë zjarri në veri të Gjermanisë, të paktën 5 të vrarë dhe dy të arrestuar

14:54 / June 29, 2026

INSTAT: Ekonomia shqiptare u rrit me 3.71% në tremujorin e parë të 2026, administrata publike dhe shëndetësia drejtuan zgjerimin

14:48 / June 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.