Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Goxhaj s’është anëtar i Organizatës së Veteranëve”/ Gucati kundër protestave në Shqipëri: Mos i përdorni simbolet tona në protesta politike

20:45 / June 29, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 b1b75ec659a3b98d3004454fcb48d0391
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në reagim e tretë publik, kryetari i Veteranëve të luftës së ushtrisë çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati është pozicionuar qartë kundër protestave në Shqipëri dhe përfshirjes në të të ish luftëtarëve.

Lidhur me pretendimet se Rama i ka quajtur ish luftëtarët në protestë mercenarë, Gucati i hodhi ato poshtë si gënjeshtra.

“Unë Edi Ramën s’e kam dëgjuar që ka thënë mercenarë. Një listë e kam parë, duhet të jem i sinqertë, për portale të ndryshme që e ka bërë publike Taulant Balla. Mercenarë shqiptarë s’ka pasur, një ngatërresë është bërë. Tahir Sinanaj është nga Kukësi, Tahir Sinani është nga Tropoja. Ta bëjmë dallimin, janë dy Tahira, mos t’i ngatërrojmë. Sepse, nëse ke fjalën për Tahir Sinanin, Tahir Sinani s’ka marrë lekë, as s’ka marrë para, është dëshmor i kombit. Është luftëtar i tri luftërave.”

Lidhur me përdorimin e flamurit të UÇK-së në protesta dhe aktivitete politike, Gucati tha se vazhdimisht ka kërkuar që ai të mos përdoret.

 “Kam bërë kërkesë që mos të përdoret, edhe me shkrim e kam. Edhe ato dokumente, ku të duash, t’i jap që kam bërë kërkesë. Ju lutem mos e përdorni flamurin apo emblemën e UÇK-së nëpër fushata politike, sepse UÇK-ja nuk është e një partie, UÇK-ja është e gjithë kombit shqiptar.

Ai theksoi se qytetarët e Kosovës nuk duhet të marrin pjesë në protesta politike në Shqipëri, pasi ato janë çështje të brendshme të atij shteti.

Po ashtu, ai shtoi se ndihma për Shqipërinë do të ishte obligim vetëm në rast se vendi përballet me një kërcënim të jashtëm.

I pyetur për Dritan Goxhajn, Gucati deklaroi se ai nuk është anëtar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

antar Goxhaj gucati organizates simbolet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protestën e ushqejnë shumë rrëke e lumenj të vegjël”, Curri: Po na vjen leku dhe ne po themi nuk e duam

23:00 / June 29, 2026

Protestuesit thyejnë xhama dhe dyer në Universitetin Politeknik të Tiranës

22:21 / June 29, 2026

Plagosi me armë 35-vjeçarin në Pogradec, arrestohet autori i dyshuar, Nikolla Agolli

14:36 / June 29, 2026

Inaugurohet Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Rama: Kanalet e llumit të ryshfetit nuk e ndyjnë pastërtinë e bluzave të bardha

14:26 / June 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.