Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me simpantizantët e kësaj partie, duke i bërë thirrje edhe një herë të jenë pjesë e protestës së nesërme të organizuar nga opozita.
Kryemadhi u shpreh se beteja e tyre nuk është as me policinë dhe as me ndërtesat, por me kryeministrin Rama.
Sipas Kryemadhit, protesta e nesërme është shumë e rëndësishme për fëmijët tanë dhe të ardhmen e tyre.
‘Protesta e ditës së nesërme është shumë e rëndësishme sepse do të jetë për fëmijët tanë. Sepse vetëm me këtë pjesmarrje do të shkudim kryeministrin. Beteja jonë nesër nuk është as me policinë dhe as me ndërtesat, por me kryeminstrin e ikur. Beteja nuk është me PS, por me krimin e organizuar. Largimi i Edi Ramës do të sjellë ndërtimin e tranzicionit shqiptar. Sot jemi me një njeri që nuk ka asnjë kompromis me një nj eri që rriti taksat dhe rrogat i la aty ku i kishte. Prandaj më lejoni nga kjo sallë t’ju bëj thirrje, të gjithë grave që të jenë nesër në protestë, jo si gra por si nëna për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Vetëm një protestë madhështore që protestojnë në mënyrën më të bukur dhe më paqësore do të jetë një rrëzim për Edi Ramë’, tha Kryemadhi.
