Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Spitali i Traumës jep përditësimin: 5 të plagosur dalin nga spitali, dy pacientë mbeten në Reanimacion

09:54 / July 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 12 10 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Spitali Universitar i Traumës ka përditësuar gjendjen shëndetësore të personave të plagosur në aksidentin e rëndë të ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, pesë pacientë, të cilët u paraqitën në spital të vetëdijshëm dhe në gjendje të stabilizuar, kanë përfunduar trajtimin mjekësor dhe janë larguar jashtë rrezikut për jetën, me rekomandimin e mjekëve.

Një tjetër pacient pritet të dalë nga spitali gjatë ditës së sotme, pasi gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Në Reanimacion vijon të trajtohet një fëmijë 8-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të qëndrueshme me parametra jetësorë stabël. Po në këtë repart ndodhet edhe një shtetase vietnameze me nënshtetësi çeke, 56 vjeç, e cila është nën monitorim intensiv. Edhe pse parametrat jetësorë janë stabël, ajo vijon të jetë në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve të shumta të pësuara.

Ndërkohë, një 14-vjeçar ndodhet i shtruar në pavion, jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e stafit mjekësor, pasi ka pësuar dëmtime në gjymtyrët e poshtme.

Sa u përket pacientëve të tjerë që ndodhen ende në observimin e Urgjencës dhe i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, Spitali i Traumës bën me dije se gjendja e tyre është stabilizuar, por ata do të vijojnë të mbahen nën monitorim intensiv. Mes tyre është edhe një shtetase çeke me origjinë vietnameze, 20 vjeç.

aksidenti perditesime spitali traumes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.