Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Krimi zgjedhor duhet goditur”, kreu i SPAK raporton në Komisionin për Reformën Zgjedhore

10:45 / July 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
braho 2 1024x575 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë raportimit në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, deklaroi se mbrojtja e integritetit të zgjedhjeve është çështje e sundimit të ligjit dhe jo objekt debati politik.

Braho bëri me dije se gjatë periudhës 2021–2026, SPAK ka administruar 233 materiale që lidhen me krimet zgjedhore, nga të cilat 157 janë regjistruar si procedime penale. Sipas tij, vetëm për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 janë administruar 194 sinjalizime dhe kallëzime, ndërsa 46 procedime penale janë regjistruar, disa prej tyre me iniciativë të vetë institucionit.

Ai theksoi se strategjia e ndjekur gjatë zgjedhjeve të vitit 2025 solli një qasje më proaktive, përmes koordinimit më të ngushtë mes SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme, KQZ-së dhe Policisë së Shtetit, duke rritur efektin parandalues ndaj krimit zgjedhor.

Sipas Brahos, hetimet duhet të shkojnë përtej identifikimit të blerësit apo shitësit të votës dhe të fokusohen te gjurmimi i financimeve, me qëllim zbulimin e organizatorëve dhe përfituesve realë të skemave të korrupsionit zgjedhor.

Në përmbyllje të fjalës së tij, kreu i SPAK propozoi hartimin e një Strategjie Kombëtare kundër Krimit Zgjedhor, forcimin ligjor të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rishikimin e politikës penale për rastet më të rënda të korrupsionit zgjedhor, me synimin për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor dhe mbrojtjen e votës

goditur krimi spak zgjedhor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhunohet Ilir Demalia, analisti: Sulmi nuk lidhet me motive politike

13:22 / July 1, 2026

Policia e Shtetit bën ndryshime në drejtim, emërohen shefat e rinj në disa komisariate, Alfred Çepe merr drejtimin në Akademinë e Sigurisë

11:37 / July 1, 2026

Veza dhe pulat e revolucionit që kërkon dhunë

11:11 / July 1, 2026

Shpallet e pafajshme kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi

10:59 / July 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.