Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi, e cila ishte akuzuar nga SPAK për përdorim të funksionit publik për veprimtari politike.
Vendimi u dha nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila arriti në përfundimin se nuk provohet që kryebashkiakja Bufi të ketë kryer veprën penale për të cilën ishte akuzuar.
Majlinda Bufi ishte hetuar dhe gjykuar në gjendje të lirë për këtë çështje.
