Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Protesta po shkon fiks aty ku dëshiron qeveria!

19:54 / July 2, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 1782983340 protesta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mentor Kikia

-Më agresive!

-Më e paktë në numë

-Më përjashtuese!

-Më e varfër në përmbajtje!

-Më e varfër në simbolikë dhe meme pikante!

Ka disa gjëra që duhen ditur:

-Qeveria nuk ka frikë nga protestat e dhunshme. Përkundrazi, atë dëshiron, që të ketë një arsye më shumë për ta sulmuar. I ka provuar PD-ja edhe me zjarr, edhe me gurë. ZERO rezultat. Qeverinë e trembin gratë me karrocat e bebeve dhe fëmijët që pikturojnë në shesh. E tremb ironia dhe tallja publike, delegjitimimi publik, edhe ndërkombëtar.

-Tendenca për të përjashtuar çdo individ politik apo drejtues të partive politike, të vogla apo të mëdha, është vetëvrasje për protestën.

Nuk e di nëse qeveria ka infiltruar njerëzit e saj dhe tashmë ata kanë marrë drejtimin e turmës, duke e udhëhequr drejt një rruge ku nuk ka dalje, apo “grupi i koordinatorëve” vërtet është në delir dhe mendon se mund të bëjë një parti të re, e cila mund të marrë pushtetin dhe të bëjë revolucionin e ëndërruar.

E kam thënë që në fillim: Protesta nuk ka mendim politik, edhe pse kërkesat e saj janë thellësisht politike.

Frika se mos i marrin autorësinë, bëri që “tribuna” dhe mikrofoni, të mos hapej për intelektualë që mund të kishin kurajën të ngrinin kokën, duke ia rritur peshën lëvizjes.

E vetmja mundësi që kanë të rinjtë protestues, për të pastruar politikën, nuk është të pastrojnë protestën nga politika, por të ndikojnë për të realizuar një reformë të thellë zgjedhore, për ti kthyer shqiptarëve “armën” e VOTËS së LIRË, pastaj është vota që e bën pastrimin.

Nëse nuk kanë të qartë objektivat politikë, “koordinatorët” do të kishin bërë mirë të negocionin kërkesa konkrete si: Shfuqizimi i ligjit për Zona e Mbrojtura, apo ligjit për Investimet Strategjike, i cili vetëm dy ditë më parë e dhuroi një copë Shqipërie një biznesmeni të klanit qeveritar.

Nëse vazhdohet kështu, besoj se qeveria pushimet e gushtit do ti kalojë e qetë!

deshiron fiks Protesta Qeveria shkon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qeveria që “merret me 300 flamingo të Mamurrasit dhe Bushatit”

21:19 / July 2, 2026

Qeveria dyfishon fondin për startup-et në “Grant 2026”, Rama: synojmë 20 milionë euro deri në 2030

14:15 / July 2, 2026

Tensionet dhe protesta jashtë Kuvendit, reagon Edi Rama

11:58 / July 2, 2026

Adresa e vërtetë e dhunuesve barbarë të Ilir Demaliaj-t

20:56 / July 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.