Një ditë para protestës, kryedemokrati Lulzim Basha është parë bashkë me vajzën dhe bashkëshorten dhe një nga vajzat e tij duke bërë shëtitje pranë Liqenit të Tiranës, pak pasi mbajti konferencën për shtyp nga ku bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e ditës së nesërme.
Nuk dihet nëse bashkëshortja e tij do e shoqërojë Bashën në marshimin e nesërm të opozitës, ashtu sikurse ka bërë në protestat e mëparshme, ndonëse bashkëshorti i saj ka bërë thirrje se nesër fjalën e ka sovrani.
Opozita organizon ditën e nesërme protestën e tetë kombëtare përpara kryeministrisë, të cilën e ka quajtur si ditën kur do bjerë qeveria Rama.
