Zvicra ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës, pasi mposhti me rezultatin 2-0 Algjerinë në ndeshjen e zhvilluar në Vancouver të Kanadasë.
Helvetët e zgjidhën sfidën me nga një gol në secilën pjesë. Breel Embolo zhbllokoi rezultatin në minutën e 10-të, ndërsa Dan Ndoye vulosi fitoren në fillimin e pjesës së dytë, duke i dhënë Zvicrës një sukses të merituar.
Me këtë triumf, Zvicra arrin një moment historik, pasi fiton një ndeshje me eliminim direkt në Kupën e Botës për herë të parë pas 88 vitesh, edhe pse ky është Botërori i katërt radhazi ku arrin të kualifikohet në fazën e 1/8-ave.
Në qendër të vëmendjes ishte edhe kapiteni shqiptar Granit Xhaka, i cili vendosi një rekord të ri duke u bërë futbollisti i parë në historinë e kombëtares zvicerane që arrin kuotën e 150 ndeshjeve me fanellën e përfaqësueses.
Në fazën e 1/8-ave, Zvicra do të përballet me fituesen e çiftit Kolumbi-Ganë, në kërkim të një tjetër kualifikimi historik.
