Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Braho raporton në Komisionin e Ligjeve, SPAK me plan të ri për hetimet dhe BKH-në

11:42 / July 3, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 43 1024x577 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK), Klodian Braho, raportoi këtë të premte, 3 korrik, në Komisionin e Ligjeve.

Bëri me dije se SPAK-u ka finalizuar strategjinë për reduktimin e çështjeve të mbartura 2025-2027, ku janë dhënë efekte të matshme, konkretisht me normën e reduktimit.

“Jemi në fazën e fundit të thirrjeve për 40 hetues të rinj. Përveç plotësimit të vakancave, synohet riorganizimi i strukturave të BKH-së”, deklaroi Braho sa i takon Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Tha se institucioni ka pasur një vit me ngarkesë të lartë pune dhe me çështje gjithnjë e më komplekse, përfshirë krimin e organizuar me shtrirje ndërkombëtare dhe korrupsionin. Braho deklaroi se SPAK ka hetuar 871 procedime penale dhe ka përfunduar 216 çështje gjatë vitit 2025. Sipas tij, rreth 37% e hetimeve të reja janë nisur kryesisht nga prokurorët, duke treguar rritje të qasjes proaktive.

Në gjykim, 87% e vendimeve të Gjykatës së Posaçme kanë qenë fajësuese, ndërsa është ulur ndjeshëm numri i rekurseve në Gjykatën e Lartë.

Braho u shpreh se SPAK ka përdorur më pak masën “arrest në burg”, duke ndjekur parimin e proporcionalitetit në hetime. Në luftën kundër korrupsionit, ai nënvizoi rritje të hetimeve dhe të çështjeve të dërguara në gjykatë, përfshirë edhe ndaj zyrtarëve të lartë, disa prej të cilëve janë gjykuar ose dënuar.

Për krimin e organizuar, tha se grupet kriminale po operojnë me struktura më të sofistikuara, duke përdorur komunikime të enkriptuara dhe investime në pasuri.

Gjatë vitit që lamë pas janë hetuar 261 procedime me 445 persona.

Sa i përket pasurive të sekuestruara, SPAK ka bllokuar rreth 43 milionë euro dhe ka konfiskuar 1.9 milionë euro, përfshirë edhe kriptovaluta. Për krimet zgjedhore, janë hetuar 70 procedime penale, ndërsa disa prej tyre janë dërguar në gjykatë.

Braho u ndal edhe te rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shtimin e skuadrave të përbashkëta hetimore. Në fund, renditi disa sfida që lidhen me kapacitetet njerëzore, sistemet teknologjike, bashkëpunimin institucional dhe nevojën për përmirësime ligjore në funksionimin e SPAK.

Braho: Kallëzuesi është njëra palë, SPAK nuk mund t’i marrë të mirëqena çdo pretendim

Kreu i SPAK-ut, duke iu përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve në komision, theksoi se kallëzuesi është vetëm njëra palë në proces dhe se prokuroria nuk mund t’i marrë si të mirëqena të gjitha pretendimet e ngritura.

“Për sa i përket çështjes konkrete që ju përmendët, në fakt nuk do doja të ndaja detaje të çështjes, çështjes së Ecopark. Është e vërtetë që ju keni bërë një kallëzim, së bashku me disa kolegë të tjerë. Në kohën kur ishte bërë vetë kallëzimi, kishte filluar nga vetë prokuroria. Është një çështje në fazë hetimi. Ajo që duhet të biem dakord është se kallëzuesi është njëra palë dhe ka disa pretendime. Prokurori nuk mund t’i marrë të mirëqena, nuk po flas për çështjen, po flas në parim, nuk mund t’i marrë të mirëqena çdo pretendim të kallëzuesit se kush qëndron dhe kush nuk qëndron. Ka një kohëzgjatje të caktuar, mbase më gjatë se të tjerat, por ashtu është dinamika e çështjes dhe është ende një çështje në fazën e hetimit. Por, jam i bindur se në fund do të ketë përgjigje patjetër për çdo pretendim të palëve që kanë ngritur kallëzim”, u shpreh ai.

braho komisioni ligjeve raporton
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut marrëveshje  të re për kontrolle të përbashkëta kufitare, Protokoll i ri për lehtësimin e tregtisë dhe lëvizjes

16:11 / July 3, 2026

Tiranë-Prishtinë, marrëveshje për tregun e punës (Ja kush përfiton)

15:45 / July 3, 2026

Hapet Shkolla e Pilotëve në Rinas, Rama zbulon projektin me Izraelin për Forcat Speciale

13:40 / July 3, 2026

Lamallari pas protestës në bulevard: Dhuna nisi ndaj policisë, Policia e Shtetit e ka bërë detyrën në mënyrë profesionale

12:37 / July 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.