Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut marrëveshje  të re për kontrolle të përbashkëta kufitare, Protokoll i ri për lehtësimin e tregtisë dhe lëvizjes

16:11 / July 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2026 07 03 at 3.41.01 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Administrata Doganore Shqiptare dhe Administrata Doganore e Maqedonisë së Veriut po thellojnë bashkëpunimin përmes hartimit të një Protokolli të ri për zbatimin e Marrëveshjes Ndërqeveritare mbi Kontrollet e Përbashkëta Kufitare.

Dokumenti synon të rrisë efikasitetin e kontrolleve doganore, të lehtësojë tregtinë dhe të përmirësojë menaxhimin e kufirit, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe objektivat e integrimit rajonal.

Në kuadër të këtij procesi, delegacionet e të dy administratave, të drejtuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Shqiptare, Besmir Beja, dhe Drejtori i Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut, Boban Nikolovski, së bashku me përfaqësues të misioneve të OSBE-së në të dy vendet, zhvilluan një vizitë në pikën e përbashkët kufitare Qafë Thanë–Qafasan. Gjatë takimit u diskutua mbi zbatimin praktik të marrëveshjes dhe finalizimin e Protokollit.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Shqiptare, Besmir Beja, u shpreh se bashkëpunimi mes dy administratave është një shembull konkret partneriteti që sjell përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe bizneset.

“Bashkëpunimi mes administratave tona doganore dëshmon se rezultatet arrihen kur ekziston vullneti për të punuar së bashku. Përmes këtij Protokolli do të harmonizojmë procedurat doganore, do të koordinojmë më mirë përdorimin e burimeve dhe do të forcojmë kontrollet, duke lehtësuar njëkohësisht tregtinë e ligjshme dhe lëvizjen e udhëtarëve”, deklaroi Beja.

Nga ana e tij, drejtori i Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut, Boban Nikolovski, vlerësoi nivelin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, duke theksuar se Protokolli i ri do të ndikojë në uljen e kohës së pritjes në kufi, përshpejtimin e flukseve tregtare dhe rritjen e besimit të komunitetit të biznesit.

Përfaqësuesit e OSBE-së e cilësuan nismën si një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe sigurisë rajonale. Sipas tyre, Protokolli është rezultat i një bashkëpunimi të suksesshëm shumëvjeçar në fushën e menaxhimit të integruar të kufirit dhe zgjeron modelet ekzistuese të bashkëpunimit edhe në operacionet doganore.

Protokolli i ri pasqyron angazhimin e përbashkët të dy administratave për modernizimin e procedurave kufitare, rritjen e efikasitetit operacional, forcimin e sigurisë dhe lehtësimin e tregtisë, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian të rajonit.

kufitare Maqedoni marreveshje Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tiranë-Prishtinë, marrëveshje për tregun e punës (Ja kush përfiton)

15:45 / July 3, 2026

Hapet Shkolla e Pilotëve në Rinas, Rama zbulon projektin me Izraelin për Forcat Speciale

13:40 / July 3, 2026

Lamallari pas protestës në bulevard: Dhuna nisi ndaj policisë, Policia e Shtetit e ka bërë detyrën në mënyrë profesionale

12:37 / July 3, 2026

“Kadastra s’do të jetë më makth”, Rama: AI do të menaxhojë prokurimet publike, do t’i japë fund problemeve me tenderat

12:26 / July 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.