Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Tentoi të trafikonte 46 kg kanabis nga Kanadaja drejt Shqipërisë të fshehura në valixhe, arrestohet 34-vjeçari në Rinas

14:30 / July 4, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rinas sd 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tentativë për trafikimin e rreth 46 kilogramëve kanabis nga Kanadaja drejt Shqipërisë është goditur nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe Autoritetet Doganore.

Në kuadër të operacionit të koduar “Suitcases”, është arrestuar në flagrancë një 34-vjeçar, ndërsa dy shtetase janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e policisë konstatuan dy valixhe brenda të cilave ishin fshehur 89 paketime me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, në formën e xhelatinës. Sasia e sekuestruar arrin në rreth 46 kilogramë dhe vlera e saj në treg përllogaritet rreth 250 mijë euro.

Në pranga përfundoi shtetasi K. Gj., 34 vjeç, ndërsa u proceduan penalisht A. Gj., 31 vjeçe, dhe L. Sh., 40 vjeçe.

Sipas Policisë, operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe veprimeve të shpejta hetimore, të cilat çuan në zbulimin e ngarkesës me lëndë narkotike.

Hetimet vijojnë me përdorimin e metodave speciale për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Droge rinas trafik valixhe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Klevis Balliu përfundon në Lanë, filmohet i qullosur duke dalë me vrap

21:55 / October 16, 2026

Drejtori për Rendin në Policinë e Shtetit: 120 efektivë të lënduar në vend

15:09 / October 16, 2026

Protestat/ Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot do të jemi të mbyllur, hapja do të varet nga zhvillimi i situatës  

14:44 / October 16, 2026

Rama: Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë, sot s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë

14:18 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.