Po zhvillohet sot gjyqi për 21 të arrestuarit, pas tensioneve me policinë dhe deputetët në protestën e të enjtes së kaluar para parlamentit.
Mediat raportojnë se një nga qytetarët, i cili vuan nga epilepsia, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe një autoambulancë ka hyrë me urgjencë në oborrin e gjykatës.
I arrestuari i identifikuar si Niko Qarkaj pritet të transportohet me autoambulancë në spital për kujdesin e nevojshëm mjekësor.
